Fundamenti

Mandatimi i Hotit për kryeministër, Veseli e quan të drejtë vendimin e Kushtetueses

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, e konsideron të drejtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili i hap rrugë Avdullah Hotit të LDK’së ta formojë Qeverinë e re.

Veseli ka shkruar se vendimi i Gjykatës është i drejtë, ndërsa shton se refuzimi i Lëvizjes Vetëvendosje për ta çuar emrin e mandatarit për kryeministër te Presidenti Hashim Thaçi.

“Një vendim i pritur nga Gjykata Kushtetuese, i cili në bazë ka vitin 2014 kur VLAN tentoi ta deformonte vullnetin qytetar. Refuzimi i LVV-së për ta dërguar te Presidenti i vendit, për herë të dytë, emrin e mandatarit për Kryeministër, ka imponuar këtë vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Veseli në Facebook, transmeton Gazeta Express.

Uji Dea

Kreu i PDK’së beson se LVV’ja gjendet tash në një skenar që e ka paramenduar.

“LVV tashmë është brenda skenarit të saj të paramenduar. Dëshiroi ta evitonte mundësinë për të qeverisur, me shpresë se do të përfitonte më shumë duke manipuluar me emocionin qytetar.

Tani, demokracia e Kosovës është në momente vendimtare, ashtu siç është edhe e ardhmja e shtetit”, ka shkruar Veseli. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.