United Hospital

Mandatari ynë i ka votat për krijimin e Qeverisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë me dije se tashmë e kanë mbështetjen e nevojshme nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për ta votuar Qeverinë Haradinaj.

Ai ka thënë se seanca konstituive mund të mbahet javën e ardhshme dhe, sipas tij, s’do të humbet aspak kohë nga seanca konstituive deri tek seanca për votimin e Qeverisë.

FIDANISHTJA

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Krasniqi s’ka dashur të tregojë se cilit subjekt i përkasin deputetët që do ta votojnë Qeverinë e PAN-it, por ka thënë se shumë shpejt ata do ta bëjnë publike mbështetjen e tyre për Qeverinë Haradinaj.

Sipas Krasniqit, marrëveshja është arritur me deputetë individualisht meqë koalicioni PAN s’ka mundur të mbetet peng i inateve të dy partive që kanë refuzuar ftesat e takimit me Haradinajn. “Siç kemi deklaruar edhe herëve të tjera, tashmë çështja e mbështetjes së nevojshme nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për ta votuar Qeverinë është çështje e kryer. Pra, pas konstituimit të Kuvendit do të jetë një mbështetje për ta votuar Qeverinë e koalicionit PAN dhe mandatarin për kryeministër, Ramush Haradinaj. Natyrisht se nuk është e drejtë që tani unë të them se cilët janë ata deputetë, meqë deputetët e kanë mandatin e personal si dhe subjektivitetin e tyre dhe ata së shpejti do ta bëjnë publike mbështetjen e tyre”, është shprehur Krasniqi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.