HW

Mandatari i LVV-së, Osmani kërkon respektim të afateve për seancën e jashtëzakonshme

/ 2 minuta lexim
HW

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se çështja e seancës për të votuar mandatarin për kryeministër, është në duart e deputetëve dhe Kryesisë së Kuvendit.

Osmani para mediave ka thënë se ajo është e gatshme të ofrojë edhe zgjidhjen në lidhje me pagat e punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës, por që nuk ka marrë asnjë përgjigje nga partitë politike për një gatishmëri të tillë, e pa çka u kërkoi gazetarëve që të bëhet një “presion pozitiv” partive politike, që të paktën të bëjnë diçka që është në interesin qytetarëve por edhe të shtetit.

ARKATANA

“Siç e dini, i mandatuari i dytë për kryeministër akoma është brenda afatit kushtetues dhe do të varet nga deputetët dhe nga kryesia e Kuvendit se kur ftohet seanca. Siç e dini, seanca duhet të thirret brenda afatit kushtetues, pra kanë mbetur edhe pak ditë dhe shpresoj që kjo të bëhet sa më parë të jetë e mundur dhe të shohim rezultatin e kësaj seance. Mirëpo unë nuk mund ta paragjykoj”, tha Osmani pasi mori pjesë në Forumin “Nga Rezoluta në Veprim: 25 vjet që Gratë Transformojnë Paqen dhe Sigurinë në Kosovë”, raporton EO.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.