Fundamenti

Mandarina mbron nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mandarina ka më shumë antioksidues sesa portokajtë. Është plot me fibra dhe luajnë rol të rëndësishëm në zvogëlimin e shumë sëmundjeve, e është shumë e dobishme për ruajtjen e peshës trupore. Janë burim i mirë për luteinë dhe zeaksantinë, që pakësojnë rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet kronike dhe degjenerimit makular.

Hulumtimet në kafshë kanë treguar se flavonoidet e gjetura në mandarina mund ta mbrojnë organizmin nga diabeti, tipi 2 dhe sëmundjet e zemrës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Sasia: një mandarinë e vogël.

Vlerat nutritive:

Kalori – 40

Yndyrë – 0,2 g

Kolesterol – 0 mg

Natrium – 2 mg

Karbohidrate – 10 g

Mobi Casa

Fibra dietale – 1,4 g

Sheqer – 8 g

Proteina – 0,6 g

Receta dhe përbërësit:

2 mandarina, të qëruara, 1 avokado të prerë dhe të qëruar, 1 lugë lëng të freskët limeje, 1 lugë vaj ulliri, 3 lugë fara të pjekura të kungullit, 1/4 e lugës speca pikant të bluar.

Përgatitja:

Mandarinat, avokadon, lëngun nga limoja dhe vajin e ullirit i përzieni, shtoni edhe farat e kungullit, specat e bluar dhe pak kripë.

(Kosova Sot)