Mandarina mbron enët e gjakut

Mandarinat përmbajnë dyfish më tepër vitaminë C në krahasim me portokallin, kurse janë të pasura edhe me acid folik dhe me beta karoten, të domosdoshëm për tretje të mirë.
Mandarinat janë burim i shkëlqyer i pektinit, i cili pengon absorbimin e kolesterolit në muret e enëve të gjakut dhe me këtë edhe rrezikun nga trashja, transmeton “Zeri.info”.
Pektini njëkohësisht është i ngarkuar edhe për rregullimin e sheqerit në gjak, që do të thotë se mandarinat plotësojnë ndjenjën e ngopjes dhe pengojnë sulmet e urisë.
Në secilën dietë të cilën e sugjerojnë ekspertët e ushqimit mandarina është e përfshirë, kjo për faktin se është aleat i shkëlqyeshëm kundër kilogramëve të tepërt.
Për ata që duan të humbin në peshë ekspertët sugjerojnë që mëngjesin ta fillojnë pikërisht me një mandarinë, por gjithashtu edhe para se të bini në gjumë mund të konsumoni një frutë të tillë. /ZËRI/