Mancini: Ja pse e larguam Shaqirin

Roberto Mancini, trajneri i Interit, ka bërë të ditur arsyen e largimit të Xherdan Shaqirit.Largimi i Xherdan Shaqirit nga Interi, vetëm pas gjashtë muajve, kishte befasuar të gjithë. Ylli kosovar ishte transferuar nga Bayern Munich në Inter si një përforcim i madh.
Por, vetëm pas një gjysmë sezoni ish anëtari i Baselit u detyra të transferohet në Stoke City pasi nuk kishte vend në formacionin e Roberto Mancinit.
Ky i fundit, në një intervistë për Inter Channel ka folur edhe një herë për situatën e Shaqirit, dhe arsyen e largimit
“Përshtatja e Shaqirit në futbollin italian ishte e ngadalshme, i nevojitej më shumë kohë dhe ishte ndër të pakët lojtarë që kishte ofertë në atë kohë. Ne kishim nevojë për para, në të kundërt do të ishte i dobishëm për ne”, ka deklaruar Mancini.