UBT

Manat, sa të arritshme dhe sa të shëndetshme

/ 1 minutë lexim

Manat e bardha apo të zeza, janë ilaç i fortë që i kemi pothuajse në duar. Frutat e këtij lisi të harruar janë shumë të shijshme, kështu që duhet t’i konsumoni sa janë të freskëta, këshillojnë mjekët popullor.

Për nevojat e shërimit gjethet e tij mblidhen në vjeshtë, ndërsa që mund të përdoret edhe lëvorja e tij. Pasi që ka vlera të larta ushqyese, ekspertët mendojnë se duhet të cilësohet si një super ushqim, sepse parandalon plakjen e organizmit dhe ndihmon te shumë sëmundje tjera.

UBT

Mana e zezë (lat. Morus nigra) në popull përdoret kundër infeksioneve në kanalin e fshikëzës, dhimbjet në fyt dhe në gojë, kundër epilepsisë, depresionit, pagjumësisë, marramendjeve, kafshimit nga insektet dhe gjarpinjtë. Frutat e freskëta jo të pjekura janë efekt te diarreja derisa ata të pjekur përbëjnë një laksativ.

Lëngu i tyre në formë të shurupit shkakton kollë, djersitje dhe urinim. Gjethet e manës së zezë rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak.