Eko Higjiena

Manat, rrushi dhe fiqtë, të mira për zorrët dhe kolesterolin

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Blerina Bombaj, dietologe – Rrushi, manaferrat, manat e bardha, qershitë, fiqtë: Këto fruta qëndrojnë në majën e listës së ushqimeve me vlera antioksiduese.

Përveç kësaj, te rrushi i kuq dhe te manaferrat është zbuluar një substancë e cila quhet resveratrol dhe ka efekte të pazëvendësueshme në organizëm. Resveratroli mendohet se luan rol të rëndësishëm në zgjatjen e jetës! Kurse qershitë janë një ushqim shumë i mirë për të luftuar artritin dhe simptomat e tij dhe gjithashtu ndihmon diabetikët të stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak!

Po, po, mirë e lexuat, qershitë jane të dobishme për personat që vuajnë nga diabeti, por natyrisht me masë. 1 kupë qershi në ditë e ndarë në dy vakte do të ishte mjaftueshëm. Fiqtë gjithashtu janë në preferencat tona verore pasi jo vetëm ndihmon mirëqenien e zorrës së trashë, por gjithashtu përbërs të tij ulin kolesterolin në gjak. Manat e bardha kanë efekt pozitiv në prodhimin e gjakut dhe na ndihmojmë të mos ndjehemi të plogësht. Gjithashtu manat me një gotë uje në mengjes ndihmojnë shumë procesin e jashtëqitjes.

GRANDEMALL

Sugjerime:

Shijojini këto fruta të freskëta sa më shumë në stinën e verës sepse në dimër nuk do t’i gjeni më. Studimet tregojnë se frutat janë shumë më të pasura në elemente ushqyese dhe antioksidues kur janë të sapovjela!
Mund t’i grini dhe t’i vendosni në kupa të ndryshme dhe më pas t’i fusni në ngrirje, për t’i shijuar në vend të një akulloreje. Do të kursenit qindra kalori gjatë verës nga ky zëvendësim.

Bëni reçel me frutat e mësipërme dhe përdoreni gjatë dimrit kur të keni dëshirë për ëmbëlsirë./gazeta shendeti/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.