ARKATANA

Manastiri – qytet i Alfabetit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nga Demir Krasniqi

36 shkronja na i dha Manastiri –
36 këngë do t’ ia këndoj ma s’ miri !
O, për Manastirin, qytet të Kongresit –
Do t’ këndoj nga zemra, këngët e progresit !

O, për Manastirin, qytet të “Bashkimit” –
Do t’ këndoj nga zemra, këngët e gëzimit !
O, për Manastirin, qytet t’ Alfabetit –
Do t’ këndoj nga zemra , këngë të muhabetit !

O, për Manastirin , qytet të Shtypshkronjës –
Do t’ këndoj nga zemra , këngët e shqiponjës !
O, për Manastirin , të shenjtin qytet –
Kurrë ma nuk do t’ ketë njerëz analfabet !

O, për Manastirin , qytet t’ Ilirisë –
Do t’ këndoj nga zemra , këngë të dashurisë !
O, për Manastirin , qytet festivali –
Nga zemra dhe shpirti , këngët do t’ia fali !

Do t’ ia marri krahët bylbylit t’ ahishtës –
Të fluturoj larg e t’i këndoj Gjergj Fishtës !
Do t’ ia marri krahët bylbylit të Sharit –
Të fluturoj larg e t’i këndoj Mithat Frashrit !

Do t’ ia marri krahët bylbylit të mjedrrës –
Të fluturoj larg e t’i këndoj Ndre Mjedës !
Do t’ ia marri krahët bylbylit t’ kafazit –
Të fluturoj larg e t’i këndoj Parashqevi Qiriazit !

Do t’ ia marri krahët bylbylit të Kikës –
Të fluturoj larg e t’i këndoj Grigori Cilkës !
Do t’ ia marri krahët bylbylit të Bruçit –
Të fluturoj larg e t’ i këndoj Luigj Gurakuqit !

Hidromorava

Do t’ ia marri krahët bylbylit të Kocit –
Të fluturoj larg e t’i këndoj Hilë Mosit !
Do t’ ia marri krahët bylbylit t’ mekamit –
Të fluturoj larg e t’ i këndoj Thoma Avramit !

Do t’ ia marri krahët bylbylit t’ Gjilanit –
Të fluturoj larg e t’ i këndoj Fehim Zavalanit !
Do t’ ia marri krahët bylbylit të kronit –
Të fluturoj larg e t’i këndoj Nyzhet Vrionit !
Do t’ ia marri krahët bylbylit të Dedit –
Të fluturoj larg e t’i këndoj Fineas Kenedit !
Do t’ ia marri krahët bylbylit t’ Dropullit –
Të fluturoj larg e t’i këndoj Bajo Topullit !

Do t’ ia marri krahët bylbylit të Lecit –
Të fluturoj larg e t’i këndoj Sotir Pecit !
Do t’ia marri krahët bylbylit t’ Prekazit –
Të fluturoj larg e t’i këndoj Gjergj Qiriazit !

Do t’ ia marri krahët bylbylit t’ Tropojës –
Të fluturoj larg e t’i këndoj Shahin Kolonjës !
Do t’ ia marri krahët bylbylit të Grudës –
Të fluturoj larg e t’ i këndoj Dhimitër Budës !

Do t’ ia marri krahët bylbylit t’ Maqastenos –
Të fluturoj larg e t’i këndoj Mihal Gramenos !
Do t’ ia marri krahët bylbylit t’ Pashtrikit –
Të fluturoj larg e t’ i këndoj Gligor Cilkit !

Do t’ ia marri krahët bylbylit t’ Opojanit –
Të fluturoj larg e t’i këndoj Sami Pojanit !
Do t’ ia marri krahët bylbylit t’ Çabratit –
Të fluturoj larg e t’i këndoj Fillomena Bonatit !

Do t’ ia marri krahët bylbylit t’ Malësisë –
T’ua këndoj këngët trimave t’ Shqipërisë !
Do t’ ia marri krahët bylbylit të dheut –
T’ua këndoj këngët trimave t’ Atdheut !

Gjilan, më 15.06.2017.
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.