Manaj, përforcimi i Kombëtares
Kombëtarja Shqiptare pritet të përforcohet edhe me një futbollist perspektiv. Fjala është për Rey Manajn. Polemikat ndërmjet trajnerit, Gianni De Biasi, dhe sulmuesit të ri të Interit kanë marrë fund, ndërsa përzgjedhësi i kuqezinjve është ai i cili e ka paralajmëruar një ftesë për Manajn. “Nëse do ta fal? Sigurisht, edhe pse nuk kishte asgjë për t’u falur.
Përkundrazi, po paralajmëroj një gjë: në nëntor, për miqësoren që jemi ende duke e shqyrtuar, do ta thërras me Kombëtaren e madhe”, ka deklaruar De Biasi për “Gazzetta dello Sport”. Përpos shansit që do t’ia afrojë Shqipëria, Manaj, po kërkon shanse për ta fituar edhe besimin e trajnerit të Interit, Roberto Mancini.

