Manaferra dhe pjepri, për zemër të fortë

Pjepri ka vlera të mëdha për uljen e tensionit, minimizon rrezikun e sëmundjes së zemrës, ul rrezikun ndaj sëmundjes së kancerit
Çaji i gjetheve, i sythave dhe i lastarëve të manaferrës përdoret me efekt edhe nga kardiakët (ata që vuajnë nga zemra). Çaji i përmendur jo vetëm që është i parrezikshëm, por, përkundrazi, është shumë i dobishëm për organizmin e çdo njeriu. Çaji me rrënjët e manaferrës është shumë i dobishëm për kurimin e diabetit.
Në anën tjetër, pjepri është një tjetër frutë që ka ndikime pozitive në trajtimin e sëmundjeve të zemrës. Pjepri ka vlera të mëdha për uljen e tensionit, minimizon rrezikun e sëmundjes së zemrës, ul rrezikun ndaj sëmundjes së kancerit. Pjepri, është fruta që arrin të kontrollojë tensionin si dhe të ulë kolesterinën në gjak. Prandaj mjekët dhe ekspertët mjekësorë, sugjerojnë përdorimin e tyre. /Zeri/.