UBT

Man City do t’ia trefishojë pagën Muricit me kontratën e re

/ 2 minuta lexim

Pas paraqitjes mbresëlënëse të Arijanet Muricit në Carabao Cup, ku përmes pritjeve të penalltive e kaloi Manchester Cityn në fazën tjetër, drejtuesit e klubit anglez janë të gatshëm ta shpërblejnë portierin kosovar me kontratë të re. Sipas kontratës së re, Murici do pë paguhet 11.3 mijë euro në javë.

Portieri 20-vjeçar e ka fituar statusin e numrit 2 të portës së Citizens pas dëmtimit të Claudio Bravos. Portieri kosovar është paraqitur në Carabao Cup këtë sezon, duke dhënë kontribut të çmuar në kualifikimin e City-t deri në fazën aktuale.

Edhe pse Muricit i kanë mbetur edhe dy vite në kontratën aktuale, trajneri Pep Guardiola dëshiron që t’i ofrojë atij kushte të reja para përfundimit të afatit kalimtar të janarit.

KKVITI

Mendohet se Murici paguhet rreth 3.4 mijë euro në javë, ndërsa me kontratën e re paga e tij do të trefishohet, duke iu afruar madje 11.3 mijë eurove në javë.

Arijenet Muric u kthye nga huazimi në skuadrën holandeze NAC Breda në fillim të këtij sezoni pas lëndimit të Bravos. Rastin që iu paraqit për të treguar cilësitë e tij e shfrytëzoi në maksimum e tashmë City e konsideron portierin e së ardhmes. /SS/