Maloku: Viti 2014 edhe më i ashpër për keqbërësit

Gjilan – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan Jetish Maloku tha për rajonipress se ky institucion që drejton ai do të jetë shumë më i ashpër në vitin 2014 për të gjithë ata që shkelin ligjin, keqpërdorin buxhetin apo detyrën zyrtare dhe mbi të gjitha zero tolerancë ndaj atyre që merren me korrupsion dhe krim të organizuar.
Jetish Maloku ka një statistikë pozitive sa i përket luftimit kundër krimit të organizuar dhe të gjitha dukurive tjera negative në rajonin e Anamoravës, raporton rajonipress.
Maloku thotë se gjatë vitit 2013 kanë qenë mjaft efikas pasi shumë zyrtar komunal, kryetar komunash, zyrtar komunal, gjyqtar, mjek, polic, doganier janë përballur me akuzat që ka ngritur kjo prokurori.”Mendoj se kemi qenë azhur dhe të pafalshëm ndaj të gjithë atyre që kanë rënë ndesh me ligjin. Ne kemi ngritur aktakuza të shumta ndaj të gjitha kategorive kriminale. Tjetër janë dënimet që pastaj i ka shqiptuar gjykata” thotë Maloku për rajonipress.
Maloku thotë se Prokuroria Themelore në Gjilan, me këto rezultate pozitive që i ka mund të konsiderohet si njëra nga prokuroritë më të mira në Kosovë.”Realisht jemi njëra nga Prokurorit më të mira në Kosovë sa i përket efikasitetit të zgjedhjes së lëndëve. Asnjë prokurori nuk e ka shkallën e zgjedhjes së lëndëve përtej 80 %, kurse ne në Gjilan kemi arritur në 97%”.
Maloku tha se kjo prokurori ka goditur posaçërisht korrupsionin.”Prej 85% të lëndëve të pazgjidhura vetëm 6 lëndë kanë mbetur në procedurë hetimore” krenohet Maloku.
Maloku tha se edhe në vitin 2014 kjo prokuroi do të jetë edhe më e ashpër dhe më aktive.”Askush mos të lej rahat nëse bie ndesh me ligjin dhe nëse dëmton buxhetin e Kosovës, pronën private, krimin e të gjitha llojeve. Jemi të përkushtuar që edhe në vitin 2014 të sjellim para organeve të hetuesisë të gjithë ata që me prova e fakte dëshmohet se janë pjesëmarrës të shkeljes së ligjit” tha Maloku.
Maloku tha se Prokuroria Themelore në Gjilan, e që mbulon shtatë (7) komunat e kësaj pjese të Kosovës, është munduar shumë, që ta bëjë qytetarin e kësaj ane, më të sigurt në rrethin ku jeton e vepron, e të bëjë ambientin shumë të pasigurt, për të gjithë ata kryes të veprave penale të të gjitha natyrave, sidomos ata të krimit të organizuar, korrupsionit, trafikant të qenieve njerëzore, trafikant të narkotikëve, kontrabandues të migrantëve e të mallrave, grabitës apo hajna të rrezikshëm për jetën e pasurinë tonë, falsifikues dhe shumë të tjerë.
Sipas Malokut kjo prokurori edhe në vitin 2014 do jetë edhe më e përgatitur, më funksionale dhe efektive, dhe më shumë rezultate më të mira në luftën kundër të gjitha dukurive negative dhe kundër të gjithë atyre që cenojnë dhe ndeshen me ligjin, pavarësisht kush është çfarë ka bërë apo në çfarë beson./rajonipress/