ARKATANA

Maloku: Vetëvendosje po bien në kurthin e lakmisë për pushtet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Fadil Maloku analizon qëndrimin aktual të Lëvizjes Vetëvendosje për të cilën thotë se shumë lehtë Partia e Albin Kurtit do të bie në kurthin e lakmisë për pushtet.
Lexojeni të plotë reagimin e Malokut:

1. ABSTENIMI i LV nga (siç po thuhet) kursi i saj burimor i të qenit katalizatori kryesor i një “katarësisi…” të pretenduar social-ekonomik në politiken kosovare, është apo do të duhej të ishte të paktën shumë më pak i theksuar,se sa DËSHIRA për ta “dekontaminuar përmes tjerëve…” po këtë skenë nga ish pushtetarët e koalicionit tërësisht të panatyrshëm (PDK, AKR)!

2. LV, nëse, e ka synim “dekontaminimin”… (hiqe “katarësisin”!) si model e program veprimi, atëherë ka gjasa shumë reale të bjerë në kurthin e joshjes dhe lakmisë për pushtet, si të gjitha partitë tjera në këto pesëmbëdhjetë vitet e fundit të improvizimit të demokracisë!

ARKATANA

3. LV, ende nuk e ka mbërri at stadin e të qenit alfa dhe omega e idesë nismëtare mbi nevojen e katarësisit edhe për faktin se s’arriti të fitoi shumicën absolute në kuvend!

4. LV, duhet të llogarisë përfundimisht që ideja e “katarësisit…”, do komprometohet tej mase dhe si i tillë i gjithë projekti do i ngjasonte një mashtrimi nëse ajo tani lakmon qeverisjen, në fakt dekontaminimin…Ajo përveç që ishte ideologjikisht antipod i gjitha partive politike ishte edhe kura e tyre! Tani ajo i ekspozohet dy rreziqeve: një, humbjes së pronësisë mbi idenë e nisur për kataresisin social e ekonomik dhe dy, reduktimit të dukshëm të monopolit mbi të drejtën e dekontaminimit të skenës politike kosovare nga : hajnia, korrupsioni, krimi i organizuar…etj.

5. Demiurgët e LV, duhet të kuptojnë edhe faktin e ri se; publiku naiv (natyrisht nëse ata kështu e shohin!) në zgjedhjet lokale dhe sidomos ato nacionale ka arritur të dëshmojë një ndërgjegjësim të theksuar për proceset politike dhe ato ekonomike. Aq sa të mos të mashtrohet dy herë kur ofrohet te kutia e votimit!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.