RCCOLA

Maloku: Thaçi, Mustafa e Haradinaj duhet të lëshojnë pe

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Naim Maloku ka thënë se është pro arritjes së një koalicioni ndërmjet PDK, LDK dhe AAK. Ai ka kërkuar nga liderët e këtyre tri partive politike të heqin dorë nga postet udhëheqëse në mënyrë që vendi të dalë nga kriza.

Sipas Malokut, është e nevojshme që ata t’i qesin interesat e Kosovës në rend të parë dhe t’i marrin seriozisht proceset dhe t’i çojnë përpara.

Mobi Casa

Një marrëveshje me e shpejtë sipas tij dhe më e qëndrueshme do të arrihej në qoftë se Thaçi, Mustafa e Haradinaj pajtohen të mbesin deputetë, por që pozitat e para udhëheqëse t’i zgjedhin njerëzit nga partitë e tyre. /Epoka e Re /