UBT

Maloku: Të merret seriozisht kërcënimi i xhihadistëve të ISIS-it

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Naim Maloku, vlerëson se numëri i madh i kosovarëve xhihadistë në luftën e Sirisë, është shqetësues për sigurinë në vend. Sipas tij, Kosova ka më së shumti vullnetarë për kokë banori në luftën në Siri, dhe kjo sipas tij, duhet të jetë shqetësim I madh për shtetin e Kosovës.

“Kosova dallon nga shtetet tjera të perëndimit, sepse pjestarë të popullatës autoktone kanë shkaur atje. Këta pjestarë kanë lidhje gjaku dhe familjare në Kosovë. Numri i madh i kosovarëve në këtë luftë është një e dhënë shqetësuese për sigurinë e vendit”, ka thënë për ORAinfo Maloku.

Ai kërkron nga të gjithë mekanzimet në vend, duke filluar nga ata të sigurisë, që të vetëdijësohen dhe t’i marrin masat e duhuara në parandalmiin e ndonjë akti terrorist në vend.

“Të gjithë duhet të me merren me këtë fenomen. Në fillim ka pasur problem shoqëria kosovare me këtë fenomen, pasi fillimisht të gjithë e kanë përkrahur opoziten siriane, duke mos ditur se çfarë po ndodh atje”, ka thënë Maloku.

Megjithatë, ai thotë se Kosova ka filluar t’i ndërmarrë disa hapa, siç është miratimit i Ligjit për ndalimin e pjesmarrjes së kosovarëve në luftërat e huaja si dhe e ka penalizuar pjesëmarrjen e qytetarëve kosovarë në këtë luftë.

HW

“Me e dimë që në fillimë ka pas thirrje edhe nga njerëz të Bashkësisë Islame të Kosovës, që të shkojnë vullnetarë në Siri. Kemi qenë dëshmitarë që edhe djali i Myftiut Naim Tërnava ka kërkuar që të shkohet në luftë në Siri. Mirëpo kohëve të fundit edhe BIK-u ka ndërmarr hapa në parandalimin e shkuarjes së kosovarëve në këtë luftë”, ka thënë Maloku për ORAinfo.

Ditë me parë një xhiahdistë nga Kosova dhe Shqipëria kanë kërcënuar se do të kryejnë sulme mbi Shqipërinë, Kosovën dhe tërë Ballkanin. Në një video 20 minutëshe, e shfaqur nga ajo që njihet si qendra mediale “Al-Hayat”, e ndërlidhur me grupin militant Shteti Islamik, luftëtarë të këtij të fundit kanë kërcënuar shtetet e Ballkanit, Kosovën, Shqipërinë, Bosnjën, Serbinë, Maqedoninë…

Dy prej tyre, Abu Muqatil (Al Kosovi) dhe Abu Bilqis (Al Albani) duke folur në gjuhën shqipe kanë paralajmëruar hakmarrje “ndaj atyre që kanë poshtëruar myslimanët”, ndërsa thonë se “armiqtë e Allahut po kërkojnë t’i përçajnë”.

Në mesazhin e Al Kosovit flitet për “ditë të zeza” ndaj atyre që kanë nënçmuar muslimanët dhe Allahun, “në Kosovë, Shqipëri, Bosnjë, Maqedoni dhe në të gjithë Ballkanin”, duke kërcënuar se duhet të “kenë frikë të punojnë në zyrat e tyre, do të tmerrohen e trishtohen në shtëpitë e tyre, edhe kur flenë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.