Eko Higjiena

Maloku: Takimi me Dritën është përballje e veçantë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Portieri i Gjilanit Faton Maloku i cili konsiderohet njëri ndër portierët më të mirë aktual në futbollin e Kosovës tregon se përballja me Dritën është e veçantë.

“Gardiani” i ‘kuq e bardhëve’ të Gjilanit me mbrojtjet bravuroze për gjatë 11 xhirove të kaluara së bashku me bashkëlojtarët e tij është mbrojtja më e mirë në Superligë.

Maloku i cili që nga fëmijëria ishte pjesë e Gjilanit dhe kishte ëndërruar që këtë derbi ta përjeton edhe në fushën e blertë ëndrra i është bërë realitet.
“Që nga fëmijëria e kam dashur Gjilanin jam fëmijë i kësaj skuadre, gjithmonë kam ëndërruar që të jem në port ndaj Dritës dhe të ngadhënjej, kjo dëshirë mu ka plotësuar, por gjithmonë në ballafaqim me Dritën kërkoj ta jap më të mirën pasi është një derbi i veçan”, bënë të ditur portieri i Gjilanit Faton Maloku.

Uji Dea

Për takimin e nesërm Maloku nuk dyshon se së bashku me bashkëlojtarët e tij do të ngadhënjen brenda 40 ditësh dy herë ndaj rivalit lokal Dritës.
“I kemi bërë të gjitha përgatitjet për këtë ballafaqim jemi të kompletuar dhe përpos fitores nuk ka rezultat tjetër, do të japim më të mirën që kemi dhe ta gjunjëzojmë edhe njëherë rivalin e qytetit tonë Dritën”.

Portieri i Gjilanit Maloku apo siç e thërrasin ‘Marimanga’ nuk dyshon aspak në spektaklin e nesërm. “Gjithçka do të jetë madhështore jemi në cilësinë e vendasit tifozët tanë “Skifterat” me animin e tyre sportiv do të krijojnë atmosferë impozante ndërsa ne me këtë fitore do të mbajmë hapin në kreun e tabelës së klasifikimit”.

“Marimanga” ka edhe një porosi të veçantë për tifozët e klubit “Skifterat”. “Me bashkëlojtarët e mijë fitoren e nesërme ju dedikojmë pikërisht juve, ejani në stadium dhe së bashku të festojmë pasi fitorja pa ju është e pa vlefshme”./rajonipress/