Fundamenti

Maloku: Skender Hyseni po i gënjen kosovarët për Kumanovën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Naim Maloku ka thënë se në publik janë shfaqur dy Skender Hysena. Maloku ka thënë se fillimisht Maloku kishte deklaruar se i din të gjitha dhe tani thotë se ai nuk ka pasur asnjë informatë.

Sipas tij, Skender Hyseni po e gënjen publikun. Maloku ka thënë se qytetarëve të Kosovës, duhet të iu thuhet e vërteta. Maloku thotë se Kosovës i duhet një ministër i Punëve t Brendshme qe nuk gënjen dhe Kosovës i duhet komisione parlamentare qe e thonë të vërteten.

“Tani u lajmërua një ministër i dyte Skender Hyseni i MPB-së. Ministri i parë Skender Hyseni para një javë patë thënë publikisht se i din të gjitha, por ato nuk mund t’i ndajë më publikun. Pra, ishte një ministër i quajtur Skender Hyseni, tani e kemi një ministër tjetër i cili thotë se nuk ka pasur kurrfarë informacioni. Pra, njëri prej këtyre ministrave po rren dhe po e rren opinionin shqiptar”, ka thënë Maloku për Gazetën Tribuna.

RCCOLA

I pyetur se si ka mundësi qe një ministër i MPB-së mos të ketë asnjë informacion kur 9 persona janë vrarë dhe 21 janë të arrestuar, Maloku ka thënë se ajo punë edhe mund të ndodhë për shkak se nuk i kanë kryer institucionet e tjera punët siç duhen.

Sipas tij, AKI është mekanizëm qe duhet ta ushqejë ministrin e MPB-së më informata ata duhet ta gjejnë fajtorin.
Maloku vlerëson se ose duhet të shkarkohet AKI-ja ose duhet të shkarkohet këta tjerët.

/Gazeta Tribuna/