Uji Dea

Maloku: Prokuroria i ka nën llupën e hetimit e vëzhgimit të gjitha kazinotë dhe diskotekat

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Prokuroria e Gjilanit është e vendosur dhe do vazhdoj t`i mbaj edhe më tej nën llupen e vëzhgimit dhe hetimit të gjitha lokalet të cilat dyshohen për ushtrim veprimtarie joligjore dhe do të ndërmarr të gjitha masat ligjore ndaj të gjithë kryesve të këtyre veprave penale me theks të veçantë kazinot dhe diskotekat tha kryeprokurori Jetish Maloku.

Shumë kazino dhe diskoteka në Anamoravë vazhdojnë të jen nën llupën e prokurorisë për shkak të dyshimeve se ato mund të ushtrojnë veprimtari të kundërligjshme.

Pos kazinove që tashmë janë hetuar dhe arrestuar disa persona, edhe diskotekat ku frekuenton një numër i madh i të rinjve nga diaspora dhe pjesa tjetër e qytetit e mbetur këtu po hetohen nën dyshimet se aty mund të ushtrohet ndonjë veprimtari e kundërligjshme.

Eco Higjiena

Rinia e shëndoshë gjilanase tregojnë storie nga më të ndryshmet rreth funksionimit të diskotekave. Sipas tyre aty ka probleme të shumta që lidhen me krimin e organizuar, shpërlarje parash, shitje e drogës etj.

Jetish Maloku kryeprokuror në Gjilan tha për rajonipress se e vërteta është se, edhe në regjionin e Anamoravës, pavarësisht mbylljes së shumë lokaleve, në të cilat janë ushtruar veprimtari të kundërligjshme, sidomos lojnat e fatit dhe veprimtari tjera në kundërshtim me ligjin, Institucioni i prokurorisë në Gjilan ka autorizuar Policinë e Kosovës dhe hetues të saj, ndërmarrjen e të gjitha masave kundër kryesve të këtyre veprave penale.

“Njëkohësisht vetëm gjatë muajit korrik, ka ushtruar shumë kërkesa dhe ka urdhëruar edhe bastisjen ligjore të shume lokaleve me dyshim se të kenë ushtruar veprimtari të tilla, me ç`rast ka arrestuar shumë pronarë – kryes të veprave të ndryshme penale të cilët përkundër mbylljes së ligjshme të tyre lokaleve, kanë hapur në mënyrë ilegale dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore. Gjithashtu në të gjitha rastet e kontrolleve e bastisjeve të këtyre lokaleve, janë konfiskuar edhe shumë aparatura tjera teknike që kanë shërbyer si mjete me të cilat kanë kryer veprimtari të kundërligjshme. Kjo prokurori është e vendosur dhe do vazhdoj t`i mbaj edhe më tej nën llupen e vëzhgimit dhe hetimit të gjitha lokalet kazinot e diskotekat, të cilat dyshohen për ushtrim veprimtarie joligjore dhe do të ndërmarr të gjitha masat ligjore ndaj të gjithë kryesve të këtyre veprave penale”tha Maloku./rajonipress/