Uji Dea

Maloku: PDK se ka keq, por si ka as numrat

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ish-kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e AKR-së, Naim Maloku e vlerëson të drejtë këmbënguljen e Partisë Demokratike të Kosovës të ketë “karrigen” e kryetarit të Kuvendit.

Ai në një prononcim për “Zërin”, ka treguar se çfarë të drejte ka Partia Demokratike e Kosovës si dhe çfarë ka koalicioni paszgjedhor VLAN (LDK,AAK,Nisma dhe VV).

Partia e Hashim Thaçit, sipas Malokut, nuk i ka numrat, por që, sipas kushtetutës e ka të drejtën e propozimit të kryetarit të Kuvendit. Kurse VLAN-i, megjithëse ka numrat për të parin e Kuvendit, ajo nuk mund ta bëjë një gjë të tillë.

Uji Dea

“Janë Blloku te pozita e kryetarit të kuvendit për të cilën që në fillim, pra, pas certifikimit të zgjedhjeve të gjithë e kanë ditë që kurrë s’ka me mundë me e marre Isa Mustafa. Vetëm nëse e propozon Grupi Parlamentar i PDK-së”

Sipas tij, kjo është Kushtetuta, dhe jo Gjykata Kushtetuese.

“Një formulim, tani po shihet që sjelle probleme dhe bllokade. Po qe se kishte ndodhë e kundërta që LDK me qenë në vend të PDK-së, njëjtë kishte me vepru. Pra, veprimi i PDK-së nuk është jo normal, nuk dëshiron me e falë një pozitë e cila me këtë Kushtetutë i takon”, ka deklaruar Maloku. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.