Mobi Casa

Maloku: Nuk jemi servis i asnjë partie politike, ne jemi vetëm zbatues të ligjit

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – I pari i Prokurorisë Themelore në Gjilan Jetish Maloku nuk ndihet mirë kur përfaqësues të partive politike akuzojnë këtë institucion se po heshtë me dosjet ndaj pushtetarëve. Maloku për rajonipress tha se nuk ka pardon për askënd, pavarësisht kush janë , të vegjël a të mëdhenj, të varfër apo të pasur. Të gjithë të barabartë para ligjit dhe për të gjithë vlejnë vetëm provat, faktet dhe argumentet ato që e bëjnë përgjegjës para ligjit, të jenë fajtor apo të pafajshëm. Prokuroria do jetë vetëm servis i zbatimit korrekt dhe të drejt të ligjit ndaj të gjithë atyre që abuzojnë me ligjin, ndaj të gjithë atyre që prishin rehatinë dhe sigurinë e qytetarit tonë. Prokuroria nuk ka qenë dhe nuk do jetë servis i asnjë partie politike, apo individi, çfarëdo ngjyre partiake të jetë.

Deklaratat akuzuese të përfaqësuesve politik ndaj Prokurorisë Themelore në Gjilan, e kanë “shqetësuar” kreun e këtij institucioni Jetish Malokun. Në fakt Ismajl Kurteshi kryetar i VV në Gjilan të martën gjatë një bashkëbisedimi me mërgimtarët tha se Komuna e Gjilanit është e njohur për korrupsion të planifikuar.”Ne kemi dërguar shumë materiale e prova në Prokurori, por ajo po pushon, është në pushim të gjatë” ka ironizuar Kurteshi.

Edhe Arben Mehmeti i LDK-së më herët ka thënë se Prokuroria nuk po vepron sepse nuk po i heton rastet e dërguara nga ky subjekt politikë. E këtyre akuzave Jetish Maloku ua jep një përgjigje të qartë se Prokuroria që ai drejton vepron konform të gjitha dispozitave ligjore në fuqi, dhe madje ajo llogaritet edhe si prokuroria me efikasitet më të lartë në Kosovë.

Uji Dea

Maloku thotë për rajonipress se s`ka asnjë dyshim se ajo është shumë funksionale dhe efektive në luftë kundër të gjithë keqbërësve dhe shkelësit e ligjit, pavarësisht kush janë dhe në çka besojnë, ç’fare ngjyre partiake kanë dhe kush janë. “Nuk ka pardon për askënd, pavarësisht kush janë , të vegjël a të mëdhenj, të varfër apo të pasur. Të gjithë të barabartë para ligjit dhe për të gjithë vlejnë vetëm provat, faktet dhe argumentet ato që e bëjnë përgjegjës para ligjit, të jenë fajtor apo të pafajshëm. Prokuroria do jetë vetëm servis i zbatimit korrekt dhe të drejt të ligjit ndaj të gjithë atyre që abuzojnë me ligjin, ndaj të gjithë atyre që prishin rehatinë dhe sigurinë e qytetarit tonë. Prokuroria nuk ka qenë dhe nuk do jetë servis i asnjë partie politike, apo individi, çfarëdo ngjyre partiake të jetë” tha Maloku.

Sipas tij Prokuroria Themelore në Gjilan, të gjitha parashtresat, kallëzimet penale dhe çfarëdo raporti të dorëzuar, nga individ, institucione relevante apo përfaqësues të parive politike, me kompetencë dhe përgjegjësi, i analizon dhe i shqyrton, ato, dhe bazuar vetëm në fakte , prova dhe argumente nxjerr vendime të bazuar në dispozita ligjore për hapa të mëtejmë lidhur me rastin. “Ajo nuk është institucion që plotëson dëshirat e asnjë individi, apo kujtdo qoftë, pa vendosur drejt e shumë të pavarur nga çfarëdo ndikimi, pavarësisht prej nga vjen ai ose ajo. Për një prokuror të mirë, vlerë ka vetëm prova, dhe jo dëshira. Ajo vetëm për 6 mujorin e këtij viti ka zgjedhur në mënyra të ndryshme, mbi 90% të rasteve të dorëzuara në këtë prokurori, me mbi dy mijë persona përgjegjës, të dyshuar për të gjitha llojet e veprave penale, falë angazhimit shumë të lartë profesional dhe ekspertizës ligjore, të 13 prokurorëve që mbulojnë këto shtatë komuna të këtij rrethi” ka sqaruar Maloku.

Maloku thotë se në mesin e këtyre të dyshuarve kanë qenë nën llupën e hetimit dhe akuzimit, shumë individ nga shumë sektor si, zyrtar komunal e qendror, kryetar, nënkryetar, drejtor, menaxher ndërmarrje publike, gjyqtar, polic , doganier, etj, e deri trafikant dhe kontrabandues të ngjyrave të ndryshme, grabitës dhe tregtar ilegal të të gjitha mallrave,etj. “Ne jemi munduar, falë bashkëpunimit edhe me institucionet tjera , të krijojmë rahati dhe siguri për qytetarët e Anamoraves, pavarësisht se ende nuk jemi të kënaqur me gjithë punën e bërë gjerë më tani. Në çdo rast ky sukses është i lidhur shumë ngushtë edhe me faktor tjerë nga lemia e sigurisë dhe për më shumë falë bashkëpunimit të të gjithë qytetarëve të kësaj pjese të Kosovës. Për ne ka rëndësi besimi i qytetarëve të kësaj pjese të Kosovës”./rajonipress/