Maloku në përfundim të mandatit, hapet konkursi për kryeprokuror në Gjilan. Kush janë kandidatët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryeprokurori aktual Jetish Maloku i cili është treguar si më i suksesshmi në udhëheqjen e të gjitha prokurorive në Kosovë, pritet të bartet në qendër në zyrën e kryeprokurorit të shtetit, me gjasa të mëdha të udhëheq Këshillin Prokurorial të Kosovës si kryetar i saj. Po kush janë kandidatët për pozitën e kryeprokurorit në Gjilan.

Bazuar në ligjin mbi Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe atë të Prokurorisë së Shtetit, në çdo katër (4) vjet, bëhen zgjedhjet për Kryeprokuror në Prokurorit Themelore në Kosovë.

Bazuar në këto Ligje, deri më 31.12.2020, do të zgjedhen kryeprokurorët në Prishtinë (në Apel), Gjilan, Pejë, Ferizaj, Prizren, Gjakovë, Mitrovicë.

Uji Dea

Sipas informatave nga KPK, konkursi vetëm është mbyllur dhe për këto (7) poste të larta në Sistemin Prokurorial kanë konkurruar aty 17 kandidatë për kryeprokuror.

Sipas burimeve tona të sigurta edhe për pozitën në Prokurorinë Themelore në Gjilan tash për tash, me sa dihet, kanë konkurruar katër kandidat prokuror, edhe atë: Rabije Jakupi, Agron Uka, Arben Kadriu e Afrim Shefkiu.

Burimet tona të sigurta, tregojnë se Kryeprokurori i deritanishëm në Prokurorinë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, si më i suksesshmi në udhëheqjen e të gjitha prokurorive në Kosovë nga 01 janari 2021 do të bartet në qendër, në Prishtinë, në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, ose me gjasa të mëdha, ta udhëheq Këshillin Prokurorial të Kosovës si Kryetar i saj, pas zgjedhjes Anëtar i ri i KPK në muajin e kaluar./rajonipress/