Maloku: Me sukses përmbushëm testin e demokracisë

Gjilan – Jetish Maloku kryeprokuror tha se prokurorët me gjithë hetuesit nga institucioni i policisë kanë qenë shumë të vendosur, që qytetari ynë në këtë regjion të Anamoravës të ketë liri të plotë të vendosin për votën e tyre të lirë, duke krijuar ambient armiqësor për të gjithë ata manipulues eventual, gjithnjë të gatshëm t`i bëjmë përgjegjës para drejtësisë, nëse do dëshmohej, çfarëdo lëndimi të këtij procesi zgjedhor.
Institucioni i prokurorisë pa asnjë dyshim, bashkë më të gjitha institucionet relevante të sigurisë e sidomos institucionin e policisë, edhe kësaj here, në zgjedhjet nacionale të 8 (tetë) qershorit, ka bërë të pamundshmen, të përmbushin testin e demokracisë. Kështu vlerëson Jetish Maloku kryeprokuror në Gjilan, raporton rajonipress.
Maloku tha se ato kanë krijuar ambient të qetë, dhe shumë të sigurt për votim të lirë e demokrat, e do krijojnë, gjithsesi edhe në të ardhmen, sa herë që qytetarët e këtij vendi vendosin që me vullnetin e tij të zgjedhin më të preferuarit e tyre.
“Padyshim edhe zyrtarët e angazhuar me detyrë në këto zgjedhje kanë qenë pjesë e këtij suksesi, duke respektuar vullnetin dhe dëshirën e qytetarit për votim të lirë. Të gjithë, më shumë a më pakë kanë dhënë kontribut që zgjedhjet e 8 (tetë) qershorit të jenë sa ma demokratike, të drejta e të ndershme sipas vullnetit dhe dëshirës së votuesit, që lirshëm te votoj atë që i beson, dhe e duan për të ardhmen e tij, të familjes dhe shoqërisë si tërësi, larg çdo kërcënimi, dhune e force, larg çdo presioni, shantazhi, premtimi, favori apo dhurate të pamerituar. Pa asnjë dyshim se qytetarët e Anamoraves kanë vendosur, sipas vullnetit të tyre, shumë të lirë dhe pa asnjë frikë, për atë që ata kanë dëshiruar”.
Maloku tha se prokurorët me gjithë hetuesit nga institucioni i policisë kanë qenë shumë të vendosur, që qytetari ynë në këtë regjion të Anamoravës të ketë liri të plotë të vendosin për votën e tyre të lirë, duke krijuar ambient armiqësor për të gjithë ata manipulues eventual, gjithnjë të gatshëm t`i bëjmë përgjegjës para drejtësisë, nëse do dëshmohej, çfarëdo lëndimi të këtij procesi zgjedhor.
“Prandaj, me përgjegjësi dhe me kompetencë, i sigurojmë të gjithë qytetarët e këtij regjioni të cilin e mbulojmë, se Departamenti për Krime të Rënda pranë Prokurorisë Themelore në Gjilan ka qenë shumë i përgatitur që për çdo rast të hap hetime dhe të bëjë grumbullimin e të gjitha provave që do zbardhnin çfarëdo lëndimi dhe cenimi edhe të një vote të qytetarit, duke qenë shumë të vendosur, që për të gjitha rastet eventuale t`i vendosim me urgjencë dhe varësisht prej fakteve dhe argumenteve, do i trajtonim deri në fund, të gjitha, me prioritet. Kemi pasur gatishmëri që aty për aty të arrestojmë çdo keqpërdorues të votës së lirë e demokratike, duke treguar forcën e shtetit dhe ligjit. me ç` rast, kemi pasur vetëm dy tentativa që kanë tentuar të prishin imazhin e shkëlqyeshëm të këtyre zgjedhjeve, e që me shpejtësi është bërë ndërhyrja dhe gjithçka ka shkuar sipas vullnetit dhe dëshirës së qytetarit” tha Maloku.
Maloku ka falënderuar qytetarët e Gjilanit për kulturë dhe pjekuri të lartë demokratike gjatë 8 qershorit. “Qytetarët e Gjilanit kanë ditur ta vlerësojnë votën, kanë ditur ta mbrojnë atë me dinjitet, duke treguar fytyrën e vërtetë të një demokracie të re, në një shtet të ri e demokratik”./rajonipress/