Mobi Casa

Maloku: Me demarkacionin po bëhen lojëra të rrezikshme

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Naim Maloku mendon se po hapet një problem për Kosovën sa i përket demarkacionit me Malin e Zi.

Ai për Epokën e Re thotë se, sipas informacioneve që i kanë disa përfaqësues, banorë të Rugovës së Pejës, demarkacioni nuk është bërë në vijën kufitare të vitit 1974.

RCCOLA

Sipas Malokut, për mijëra hektarë vija kufitare do të shtyhet në brendësi të territorit të Kosovës.

Ai i ka bërë thirrje komisionit shtetëror të Kosovës, të mos ngutet për shënimin e kufirit me Malin e Zi, por ta mbrojë vijën kufitare të vitit 1974, në të kundërtën do të ketë pakënaqësi të mëdha.