Maloku: Manipuluesit e mundshëm do ballafaqohen me forcën e ligjit dhe shtetit

Gjilan – Institucioni i Prokurorisë do jetë aty me ju gjatë gjithë kohës së votimeve, do vëzhgojmë dhe do privojmë nga liria aty për aty, secilin kryes për çfarëdo veprimi inkriminues, pavarësisht është qytetar i rëndomtë apo person zyrtar, që do lëndojë këtë proces të votimit, të gjithë ata që do tentojnë të pengojnë, të ndikojnë në përcaktimin e vullnetit tuaj, të shantazhojnë, të mashtrojnë, të falsifikojnë, të blejnë apo shesin votën tuaj, të premtojnë dhurata e favore të pamerituara, të votojnë njëherë apo shumë herë për vete, apo për tjetrin, të ndërrojnë apo të hyjnë shumë herë në lista të votimit, të mbushin kutit e votimit me fletëvotime në qendrat e votimit, të pengojnë votimin në këto qendra të votimit tha për rajonipress kryeprokurori i Gjilanit Jetish Maloku.
Zgjedhjet nacionale të 8 (tetë) qershorit, po afrohen, dhe kanë mbetur veç edhe pakë kohë që qytetarët e Kosovës e të Anamoravës të mësyjnë qendrave të votimit.
Prokuroria Themelore e Gjilanit ka bërë të gjitha përgatitjet që ky proces mos të dëmtohet apo pengohet dhe të ruhet imazhi i Kosovës si një shtet ligjor thotë për rajonipress Jetish Maloku kryeprokuror.
Maloku thotë se nuk ka dilemë se aty brenda këtyre kutive do jetë vullneti i qytetarit, do jetë vota e tij e lirë për atë që ai mendon se është më i miri, më i preferuari, zëri i tij dhe më i dashuri dhe më i besuari i tij.
“Dhe, të mos dyshojnë, le të drejtohen kutive të votimit, le të votojnë dhe të jenë shumë të lirë në vendosjen e votës sipas vullnetit dhe dëshirës së tyre, jashtë çdo mundësie për frikë nga manipulimi dhe cenimi i kësaj lirie në votim. Vota e tyre do jetë votë e shenjtë, votë që tregon testin demokratik në shtetin e ri dhe me standarde të larta demokratike e ndërkombëtare. Votoni, votoni e votoni, ne do jemi gardian i vullnetit dhe dëshirës tuaj për votim të lirë e demokratik”.
Maloku tha se Prokuroria si asnjëherë më parë do bëjë të pamundshmen që, bashkë edhe me institucione tjera të sigurisë dhe rendit, sidomos me institucionin e policisë, të krijojmë ambient të qetë e të sigurt për votim të lirë. “Luten qytetarët tanë të këtij regjioni, mos lejoni t`ia rrëmbejnë këtë liri, tua cenojnë dhe ta zbehin këtë vullnet dhe dëshirë tuajën, pavarësisht kush është, dhe prapa, tij kush qëndron. Institucioni i Prokurorisë do jetë aty me ju gjatë gjithë kohës së votimeve, do vëzhgojmë dhe do privojmë nga liria aty për aty, secilin kryes për çfarëdo veprimi inkriminues, pavarësisht është qytetar i rëndomtë apo person zyrtar, që do lëndojë këtë proces të votimit, të gjithë ata që do tentojnë të pengojnë, të ndikojnë në përcaktimin e vullnetit tuaj, të shantazhojnë, të mashtrojnë, të falsifikojnë, të blejnë apo shesin votën tuaj, të premtojnë dhurata e favore të pamerituara, të votojnë njëherë apo shumë herë për vete, apo për tjetrin, të ndërrojnë apo të hyjnë shumë herë në lista të votimit, të mbushin kutit e votimit me fletëvotime në qendrat e votimit, të pengojnë votimin në këto qendra të votimit” etj.
Maloku tha se të gjithë ata manipulues të mundshëm që tentojnë të bëjnë ketë votim të dyshimtë, të kontestueshëm, do ballafaqohen me forcën e ligjit dhe shtetit, pa asnjë dyshim. “Ne do jemi aty me të gjithë qytetarët e Anamoravës që ata të jenë shumë të lirë në vendosjen e votës së tyre sipas vullnetit që ata e mendojnë. Nga ora shtatë (7) e 8 qershorit, në ditën e këtyre zgjedhjeve nacionale, do jemi bashkë me ekipet mobile nga institucioni i policisë, në secilën komunë të këtij regjioni me nga një e dy prokuror në këto ekipe, dhe do vizitojmë të gjitha qendrat e votimit, të jemi afër me gjithë zyrtarët që janë të caktuar për këto votime, me vëzhgues vendor e ndërkombëtar, të tregojmë se atë ambient do e krijojmë për këtë votim të shenjtë, e që do varet e ardhmja jonë, e familjes dhe mbarë shoqërisë sonë, si një test për një sundim të ligjit dhe rendit, dhe do tregojmë imazhin e vërtetë për këtë shtet të ri e demokratik” tha Maloku./rajonipress/