RCCOLA

Maloku: Manipuluesit do të ballafaqohen me forcën e rendit dhe ligjit

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Jetish Maloku thotë se institucioni i Prokurorisë do jetë aty gjatë gjithë kohës së votimeve, do vëzhgojmë dhe do privojmë nga liria aty për aty, secilin kryes për çfarëdo veprimi inkriminues, pavarësisht a është qytetar i rendomë apo person zyrtar, që do lëndojë këtë proces të votimit, të gjithë ata që do tentojnë të pengojnë, të ndikojnë në përcaktimin e vullnetit tuaj, të shantazhojne, të mashtrojnë, të falsifikojnë, të blejnë apo shesin votën tuaj, të premtojnë dhurata e favore të pamerituara, të votojnë njëherë apo shumë herë për vete, apo për tjetrin, të ndërrojnë apo të hyjnë shumë herë në lista të votimit, të mbushin kutit e votimit me fletëvotime në qendrat e votimit, të pengojnë votimin në këto qendra të votimit. Të gjithë do të ndëshkohen thotë ai etj.

Zgjedhjet po afrohen, dhe ka mbetur veç edhe pakë kohë që qytetarët e Kosovës e të Gjilanit të mësyjnë qendrave të votimit. Jetish Maloku si kryeprokuror në Gjilan ka një përgjegjësi të madhe për të ruajtur votën dhe procesin zgjedhor.

Ai është i vetëdijshëm se kanë krijuar një infrastrukturë të mirë ligjore për ta mbrojtur me çdo kusht këtë proces i cili po përcillet me interesim nga të gjitha shtetet evropiane.

“Nuk ka dilemë se aty brenda kutive të votimit do jetë vullneti i qytetarit , do jetë vota e tij e lirë për atë që ai mendon se është më i miri, më i preferuari, më i dashuri dhe më i besuari i tij. Dhe, të mos dyshojnë, le të drejtohen kutive të votimit, le të votojnë dhe të jenë shumë të lirë në vendosjen e votës sipas vullnetit dhe dëshirës së tyre, jashtë çdo mundësie për frikë nga manipulimi dhe cenimit të kësaj lirie në votim” jep mesazhin Maloku.

Uji Dea

Jetish Maloku kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Gjilanit thotë se vota e tyre do jetë votë e shenjtë, votë që tregon testin demokratik në shtetin e ri dhe me standarde të larta demokratike e ndërkombëtare. “Votoni sepse ne do jemi gardian i vullnetit dhe dëshirës tuaj për votim të lirë e demokratik. Si asnjëherë më parë do bëjmë të pamundshmen që, bashkë edhe me institucione tjera të sigurisë dhe rendit, sidomos me institucionin e policisë, të krijojmë ambient që mos t`ia rrëmbejnë këtë liri, tua cenojnë dhe ta zbehin këtë vullnet dhe dëshirë tuajin, pavarësisht kush është, dhe prapa tij kush qëndron” tha Maloku për rajonipress.

Maloku tha se institucioni i Prokurorisë do jetë aty gjatë gjithë kohës së votimeve, do vëzhgojmë dhe do privojmë nga liria aty për aty, secilin kryes për çfarëdo veprimi inkriminues, pavarësisht a është qytetar i rendomë apo person zyrtar, që do lëndojë këtë proces të votimit, të gjithë ata që do tentojnë të pengojnë, të ndikojnë në përcaktimin e vullnetit tuaj, të shantazhojne, të mashtrojnë, të falsifikojnë, të blejnë apo shesin votën tuaj, të premtojnë dhurata e favore të pamerituara, të votojnë njëherë apo shumë herë për vete, apo për tjetrin, të ndërrojnë apo të hyjnë shumë herë në lista të votimit, të mbushin kutit e votimit me fletëvotime në qendrat e votimit, të pengojnë votimin në këto qendra të votimit etj.

“Të gjithë ata manipulues të mundshëm që tentojnë të bëjnë ketë votim të dyshimtë, të kontestueshëm, do ballafaqohen me forcën e ligjit dhe shtetit, pa asnjë dyshim. Ne do jemi aty me të gjithë qytetarët e Aanamoravës që ata të jenë shumë të lirë në vendosjen e votës së tyre sipas vullnetit që ata e mendojnë. Nga ora shtatë(7) e 3 nëntorit , në ditën e zgjedhjeve, do jemi bashkë me ekipet mobile nga institucioni i policisë, në secilën komunë të këtij regjioni me nga një prokuror në këtë ekip. Dhe do vizitojmë të gjitha qendrat e votimit, të jemi afër me gjithë zyrtarët që janë të caktuar për këto votime, me vëzhgues vendor e ndërkombëtar, të tregojmë se atë ambient do e krijojmë për këtë votim të shenjtë, e që do varet e ardhmja jonë, e familjes dhe mbarë shoqërisë sonë, si një test për një sundim të ligjit dhe rendit, dhe do tregojmë imazhin e vërtetë për këtë shtet të ri e demokratik” tha Maloku./rajonipress/