GRANDEMALL

Maloku: Lënda e PDK-së është pranuar, por hetim zyrtar ende s`ka

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Jetish Maloku kryeprokuror në Gjilan tha për rajonipress se e kanë pranuar lëndën e PDK-së që ka të bëjë me akuzat për hetim ndaj Lutfi Haziirt, por kjo prokurori ende s`ka nisur asnjë hetim zyrtar pasiqë lënda është duke u shqyrtuar.

Pas deponimit në prokurori të lëndës kundër Lutfi Hazirit nga ana e PDK-së e cila bënë fjalë për shkelje ligjore dhe përzierje të Hazirit në tender, i mbetet Prokurorisë së Gjilanit që lëndën ta shqyrtoj për hetim të mëtutjeshëm raporton rajonipress.

Jetish Maloku kryeprokuror në Gjilan tha për rajonipress se “Dosja Haziri” e deponuar nga PDK-ja tashmë është pranuar nga Prokuroria dhe jemi në shqyrtim të saj, por vendim zyrtar për nisje të hetimeve ende nuk ka tha Maloku.

Maloku tha se do të shihet mirë lënda për të parë nëse ka apo jo elemente të veprës penale. “Do të shikohet e tërë lënda dhe do të vendosim nëse ka vend për hetim sepse ne jemi ata që vendosim nëse kjo lëndë ka elemente të veprës penale” tha Maloku.

Mobi Casa

Maloku tha se të gjitha dyshimet e ngritura që vijnë në raport me institucionet merren dhe trajtohen seriozisht nga kjo prokurori.

PDK në Gjilan dy ditë më parë ka dorëzuar në prokurori të Gjilanit, dëshmi me 41 faqe dokumentacion, për tu hetuar kryetari i Gjilanit, për tre tenderë në të cilën thuhet se ka bërë shkelje ligjore i pari i komunës.

Ndaj këtyre akuzave ka reaguar edhe Lutfi Haziri duke thënë se ato janë kryekëput shpifje të opozitës. “Këta që po tentojnë përmes shpifjeve të nxjerrin lëndë, po duan që të fshehën prapa paligjshmërive dhe dallavereve që janë gjetur në komunë në kohën e qeverisjes së tyre, të cilat kanë me u zbardhë herët a vonë. Prokuroria në Gjilan ua ka tërhequr vërejtjen individëve të caktuar në Gjilan, që shpifja është vepër e cila sanksionohet me ligj” ka thënë Haziri. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.