Eko Higjiena

Maloku: Kuvendi ende ka punë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku, ka thënë se ky institucion nuk duhet të shpërndahet para se deputetët të votojnë për transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK) dhe për themelimin Gjykatës speciale për krime të pretenduara gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në një prononcim për “Epokën e re”, Maloku ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që të reflektojnë karshi këtyre dy çështjeve.

Uji Dea

“Para se të shpërbehet Kuvendi i Kosovës dhe para se Parlamenti Evropian të shkojë në zgjedhje, mendoj se duhet të kalojë çështja e Tribunalit, Ligji për zgjedhjet dhe disa ligje, të cilat ndërlidhën me marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA). Kjo legjislaturë duhet t’i votojë ndryshimet kushtetuese për transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës”, ka thënë Maloku, duke shtuar se pas kryerjes këtyre çështjeve Kuvendi mund të shpërbehet dhe të shkojë në zgjedhje parlamentare.

Maloku ka thënë se do të fuqizohej Rezoluta 1244, në rast se për Gjykatën speciale nuk vendos Kuvendi i Kosovës, por Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Sipas tij, do të ishte e dëmshme për Kosovën në rast se për Gjykatën speciale vendos Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.