UBT

Maloku: Kemi rënie të kriminalitetit në regjionin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nga raporti i prezantuar, rreth 98% e lëndëve janë të kryera dhe nga këto statistika vërehet se kjo prokurori ka pasur rezultate të mira dhe rritje të efikasitetit të punës, pasi që çdo vit në regjionin e Gjilanit, kriminaliteti në përgjithësi është në rënie ka thënë Jetish Maloku.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, ka zhvilluar kolegjiumin e fundit përmbyllës, dhe njëherësh takimin e pesëdhjetë e tretë (53) për vitin 2018, me prokurorët e kësaj prokurorie.

Në këtë takim, pikë e rendit të ditës ishte prezantimi i rezultateve të punës nga çdo prokurorë, ku nga raporti i prezantuar, rreth 98% e lëndëve janë të kryera dhe nga këto statistika vërehet se kjo prokurori ka pasur rezultate të mira dhe rritje të efikasitetit të punës, pasi që çdo vit në regjionin e Gjilanit, kriminaliteti në përgjithësi është në rënie.

FIDANISHTJA

Gjithashtu, përpos të arriturave, u diskutuan edhe problemet me të cilat ballafaqohet kjo prokurori, duke theksuar se duhet përkushtuar dhe vepruar më shumë, në drejtim të veprave penale të narkotikëve dhe të dhunës në familje, të cilat këtë vit kanë shënuar rritje. Me qëllim që këto raste të trajtohen me prioritet, ashtu si për rastet e dhunës në familje, është paraparë që në vitin 2019 edhe për veprat penale me narkotikë, të caktohet një prokuror, i cili ekskluzivisht do të merret vetëm me trajtimin e rasteve të kësaj natyre.

Po ashtu, Kryeprokurori ka theksuar se është i kënaqur me punën e prokurorëve dhe në fund të gjithë me bindje çmuan mundësinë e përparimit të vazhdueshëm të prokurorisë në garantim të zbatimit të ligjit dhe përmbushjen e misionit të saj kushtetues./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.