Maloku: Kemi goditur të gjithë ata që e kanë cenuar ligjin

Gjilan – Jetish Maloku thotë se defenitivisht, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë të pamundshmen për të krijuar ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e kësaj ane të Anamoravës, të sigurt për pronën dhe pasurinë e tyre, e gatshme të godas me forcën e ligjit të gjithë ata që kanë cenuar ligjin, pavarësisht kush janë, në çka besojnë apo sa të fort hiqen se janë. Vetëm nga muaji nëntor i vitit 2013 kemi trajtuar lëndë dhe kemi hetuar shumë zyrtar, persona zyrtar qendror e lokal, gjyqtar, prokuror, doganier, inspektor tatimor, zyrtar policor, zyrtar administrativ, zyrtar arsimor, zyrtar shëndetësor, drejtor, etj, duke i dhënë prioritet absolut këtyre lëndëve me këta persona zyrtar të veshur me pushtet.
Të gjitha statistikat e bëra në nivelin vendor e ndërkombëtar, Prokurorinë Themelore në Gjilan e nxjerrin si prokurorinë më të suksesshme nga prokuroritë tjera në Republikën e Kosovës. Në të vërtet, nëse kthehemi mbrapa, kjo prokurori edhe në vitet 2013 dhe 2014, ka pasur shkallën më të lart të kryerjes së lëndëve në nivelin vendor. Kështu vlerëson Jetish Maloku kryeprokuror në Gjilan, raporton rajonipress.
Maloku thotë se kjo prokurori me (15) pesëmbëdhjete prokurorët e saj, përfshirë kryeprokurorin, duke vepruar në (3) tre Departamentet e saj, edhe atë për Krime të Rënda, at për të Mitur dhe në Departamentin e Përgjithshëm, me veprim në (7) shtatë komunat e Anamoravës me një popullsi prej afër 250 mijë banorë, e duke mbuluar Gjykatën Themelore në Gjilan me (4) katër degët e saja në Gjilan, Viti, Kamenicë dhe Novobërdë, për vitin 2015, ka pranuar rreth 2760 kallëzime penale me 3446 persona (kryes të veprave penale), me ç`rast sipas statistikave, të kryera janë aty rreth 2700 lëndë me 3336 persona të involvuar, në këto kallëzime penale, duke treguar shkallë të lartë efikasiteti pre 97% të lëndëve të vendosura (kryera) brena këtij viti, kurse të pakryera në të tre Departamentet e saja për vitin 2016, kanë mbetur rreh 65 lëndë me 110 persona.
Sipas Malokut kjo prokurori, gjatë vitit 2015, ka trajtuar me kujdes, shumë lëndë të të gjitha natyrave të veprave penale, sidomos i është përkushtuar lëndëve (kallëzimeve penale) nga krimi i organizuar dhe korrupsionit, duke mos lënë anash as lëndët nga lëmija e trafikimit me qenie njerëzore, trafikimit me narkotikë, trafikimit me armë, kontrabandimit me migrant, kontrabandimit me mallra, tregti të palejuar, grabitjet, vjedhje të rënda, dhe shumë e shumë vepra të tjera. “Siç dihet, në regjionin tonë nuk ka pasur asnjë vepër penale kundër jetës dhe trupit, gjegjësisht vrasje të rëndë, apo vrasje. Vetëm nga muaji nëntor i vitit 2013 kemi trajtuar lëndë dhe kemi hetuar shumë zyrtar, persona zyrtar qendror e lokal, gjyqtar, prokuror, doganier, inspektor tatimor, zyrtar policor, zyrtar administrativ, zyrtar arsimor, zyrtar shëndetësor, drejtor,etj, duke i dhënë prioritet absolut këtyre lëndëve me këta persona zyrtar të veshur me pushtet”.
Maloku tha se kjo prokurori, qëndron larg çdo prokurorie në nivelin vendor edhe sa i përket vendosjes së lëndëve ( kallëzimeve penale), përmes procedurave alternative, siç janë: Marrëveshjet për pranimin e fajësisë, ndërmjetësimi, pezullimi, propozimi për urdhra ndëshkimor etj, duke vendosur afër 600 lëndë, vetëm brenda këtij viti, ose afër 25% të lëndëve të pranuara. Kështu ka shkurtuar kohën, jo vetëm në prokurorin tonë, por ka kursyer kohë dhe mund edhe në institucionin e Gjykatës tonë, duke ngritur shkallën e efikasitetit dhe vendosjen me shpejtësi të këtyre rasteve edhe në Gjykatën Themelore në Gjilan.
Maloku shton se veçanta e kësaj prokurorie, është edhe aplikimi i parë, me sukses, në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës, të një modeli (pilot projekt) i ashtuquajtur “një gjyqtar, një prokuror” i caktuar, sipas të cilit projekt, për herë të parë kemi vendosur që secili gjyqtar të ketë një prokuror të caktuar, përherë i gatshëm në çdo kohë dhe moment t`i përgjigjet ftesës (Kërkesës) të Gjykatës, duke zvogëluar në minimum mungesën e prokurorëve, e duke ndikuar shumë në vendosjen e rasteve me shpejtësi, me pakë kohë të humbur, dhe numër më të madh të rasteve të zgjidhura. “Në këtë drejtim, nga qershori i vitit të kaluar është vendosur një prokuror i përhershëm në degën e Gjykatës Themelore në Viti, dhe një prokuror në Kamenicë e Novobërdë. Rezultatet e para janë shumë shpresëdhënëse edhe në konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurisë me të cilën është kryer vepra penale dhe konfiskimit të pasurisë së fituar me veprën penale”.
Maloku mendon se defenitivisht, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë të pamundshmen për të krijuar ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e kësaj ane të Anamoraves, të sigurt për pronën dhe pasurinë e tyre, e gatshme të godas me forcën e ligjit të gjithë ata që kanë cenuar ligjin, pavarësisht kush janë, në çka besojnë apo sa të fort hiqen se janë. “Institucioni i Prokurorisë me të gjitha atributet shtetërore që i garanton kushtetuta dhe ligji, do e ruaj pavarësinë e vet në raport me cilin do pushtet, dhe asnjëherë nuk do jetë servis i asnjë pushteti, partie apo ndikimi politik, por do jetë gjithmonë servis i zbatimit korrekt, të drejt e të paanshëm të ligjit. Ajo edhe në vitin qe sapo kemi hyrë, do ketë bashkëpunim të përhershëm me qytetarët e saj, dhe me institucionet relevante të zbatimit të ligjit, Policinë e Kosovës, Gjykatën, institucionet qendrore e lokale, vendore e ndërkombëtare, shoqërinë civile dhe të gjitha agjencitë tjera të zbatimit të ligjit” tha Maloku./rajonipress/