ARKATANA

Maloku: Kanë mbetur tri zgjidhje

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ish anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Naim Mloku, ka thënë se nëse nuk mund të krijohet qeveria e re nga partia fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit, atëherë Kosovës i mbesin dy zgjidhje: Të formojë qeveri teknike për një vit apo të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

ARKATANA

Maloku thotë se pavarësisht atyre që mendojnë se shkuarja në zgjedhje të reja është e dëmshme për Kosovën, do të ishte një avancim për Kosovën, pasi do të krijoheshin koalicione parazgjedhore. “Nëse shkohet në zgjedhje në shtator Kosova shpenzon pak, mirëpo avancohet shumë spektri politik i Kosovës, për shkak se nuk do ti kemi 6 apo 7 kandidatë për kryeministër, por do të krijohen dy koalicione të mëdha që do të garojnë me nga një kandidat për kryeministër dhe normalisht Vetëvendosje ka për ta vendosur fatin e koalicionit të ardhshëm paszgjedhor”, ka thënë Maloku për Epokën e Re.