Hidromorava

Malo: Kosova, kryefjalë e çdo takimi bilateral dhe çdo diskutimi

/ 3 minuta lexim

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Artemis Malo thotë se Kosova është kryefjala e çdo takimi bilateral dhe çdo diskutimi ku Shqipëria ka hapësirë për të folur.

Malo thekson për KosovaPress rëndësinë e samiteve për diasporën, të cilat u mbajtën këtë muaj në Prishtinë dhe Tiranë.

“[Kosova] ka qenë dhe do të jetë kryefjala në çdo takim bilateral dhe në çdo diskutim ku ne i kemi hapësirat për të folur”, thotë ajo.

Sa i përket Forumit Ulpiana që u mbajt në Prishtinë më 16-18 nëntor dhe Samitit të III të Diasporës që u mbajt dje dhe të mërkurën në Tiranë, Malo tha se shërbejnë si potencial shumë i madh për zhvillimin e të dy vendeve, veçanërisht në aspektin ekonomik.

“Ne gjithmonë marrim mësime dhe hapat, iniciativat, për të bërë më të mirën në vijim. Kosova dhe Shqipëria kanë shqiptarë në të gjithë botën dhe numri i tyre është i konsiderueshëm, kështu që është një potencial shumë i madh, edhe për zhvillimin e vendeve tona, por edhe për të mirën e të gjithë diasporës”, thotë Malo.

Eco Higjiena

E sipas saj, samite të tilla shërbejnë për të korrigjuar edhe gabime që janë bërë në të kaluarën.

“Ne, Shqipëria, ashtu si dhe Maqedonia e Veriut, në fakt janë shtete që janë kandidate në integrimin evropian, kështu që normalisht, ne jemi në një rrugë shumë të mirë dhe shumë të drejtë, për të qenë jo vetëm bashkë, por edhe për të asistuar aty ku duhet të dëgjohet zëri shqiptar… 02:40 T’i japim dorën njëri-tjetrit për projekte të ardhshme, për mundësi, për të korrigjuar ndoshta edhe gabime që janë bërë në të kaluarën. Motivimi i njerëzve të lirë, për të lëvizur është një çështje shumë sensitive dhe kjo është më tepër individuale, sesa motivimi politik”, vijon ajo.

Ajo flet edhe për diasporën shqiptare, për çka thotë se janë “një ndihmë në të gjithë procesin e zhvillimit social-ekonomik që ne e kemi ndërmarrë në shtetet tona.”

“Ne duhet të jemi shumë të ekuilibruar, të barabartë dhe të gëzojmë të drejtat të barabarta, jo vetëm për shkak të të gjitha konventave evropiane që ne zbatojmë, por edhe për shkak të pozicionit gjeografik edhe të potencialit kombëtar që ne kemi”, përfundon ajo.