Malmo blindon Patriot Sejdiun, ylli nga Kosova nënshkruan kontratë afatgjate

Malmo ka konfirmuar zyrtarisht se ka vazhduar bashkëpunimin me Patriot Sejdiun.

Lojtari shqiptar do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit suedez deri në vitin 2027.

“Patriot Sejdiu iu bashkua MFF-së nga Hörby FF kur ishte 15 vjeç. Pas paraqitjeve të forta në skuadrën e të rinjve (P19), ai u shpërblye me një kontratë me ekipin A në vitin 2020 dhe menjëherë më pas filloi një huazim të suksesshëm në Dalkurd FF në Superettan përpara se një lëndimi në gju t’i jepte fund përparimit të tij”, thuhet fillimish në komunikatën e klubit.

“Këtë vit, Sejdiu ka një rekord mbresëlënës me shtatë gola në gjashtë starte në Allsvenskan dhe Kupën e Suedisë, me golat në derbin si në shtëpi ashtu edhe në jashtë saj kundër Helsingborgs IF si pika kryesore. Pothuajse një vit më parë, në nëntor 2021, Sejdiu nënshkroi kontratë deri në vitin 2024. Tani anësori i talentuar ka nënshkruar edhe për tre vite me FSHF-në”.

Në anën tjetër, Sejdiu ka thënë se ndihet mirë me vazhdimin e kontratës dhe ëhstë i gatshëm ta ndihmojë edhe mtë tej Malmon.

“Ndihet mirë. Nuk mund të prisja më shumë nga ky sezon. Kam luajtur shumë, kam shënuar gola dhe kam fituar besimin e klubit. Tani ndjehem shumë mirë që MFF tregon se duan të vazhdojnë të investojnë tek unë me një kontratë të gjatë. Ndihem i fort te Malmo, ka vetëm një klub në Suedi për të cilin dua të luaj”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS