Mallin e kontrabanduar në Lubishtë të Vitisë, e konfiskon dogana
Viti – Në Lubishtë, të Vitisë, me urdhër të Gjykatës është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit kosovar, ku janë gjetur: 205.9 kg. duhan i papërpunuar, 12 qese plastike me duhan të përpunuar 130.9 kg., 24 paketa me duhan të grirë, 28 qese me duhan aromatik dhe disa ambalazhe për paketim të duhanit të cilat i ka konfiskuar njësia e Doganës.
Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/