Uji Dea

Malli për nënën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Më thërrasin kujtimet, Në Tugjec me shkue – I: Me pa nanën time, N’ magje tuj gatue ! :I

Refreni :
Me gatue n’ këtë dynja –
Sikur nana ime s’ ka !
I: Nana ime – nanë malësore ,
Shëmbëlltyrë ndër magjetore ! :I

Kur e merrte siten ,
Miellin për me sitë –
I: Çka po doni , biro,
Për darkë me ju qitë ? :I

Refreni :
Me gatue n’ këtë dynja …etj.
Gatuente për qejfi ,
Bukë mrume , bukë nore ,
I: Kuleç , bukë çerepi ,
Edhe bukë mas dore !…:I

Refreni :
Me gatue n’ këtë dynja …etj.
Bante ushqim nana ,
Me mazë në gjyveç –
I: Katmerr e kryelana ,
Laknorë e përpeq …:I

Refreni :
Me gatue n’ këtë dynja …etj.
Nga brumi fërgonte
Disa copa t’ vogla –
I: Sa shijshëm mbaronte ,
Atë çorbën me gogla ! :I

Uji Dea

Refreni :
Me gatue n’ këtë dynja …etj.
Sa na e kishte ana ,
Përsheshin me tambël ,
I: Kur na e bante nana –
Nuk kishte ma ambël ! :I

Refreni :
Me gatue n’ këtë dynja …etj.
Mirë ia dinte ama ,
Rendin asaj site –
I: Për festa e bajrama ,
Gjithmonë piqte pite ! :I

Refreni :
Me gatue n’ këtë dynja …etj.
Shumë ushqime t’ ndryshme ,
Petulla dhe flija …
I: Çorba të yndyrshme ,
Bakllava e tatlija …:I

Refreni :
Me gatue n’ këtë dynja …etj.

Gjilan, më 26.07.2015. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.