ARKATANA

Malli për Malësinë e Bujanocit

/ 2 minuta lexim
HW

Sa më ka marrë malli, n’zemër m’ ka rëndua – N’ Malësi t’ Bujanocit, në fshatra me shkua! Trojet e stërgjyshërve për t’i vizitua, Vendlindjen e t’parëve, unë shumë e dua !

T’i nderojmë gjithë trojet , vatrat e te parëve ,
Gjyshërve, stërgjyshërve t’iu përkulemi para varreve !
Sa më ka marrë malli të shkoj kah Priboci –
Me bukë t’ tokës sime më forcohet koci !

Sa më ka marrë malli të shkoj kah Suharna –
Ujë e ajër të pastër , s’ kam nevojë për barna !
Sa më ka marrë malli të shkoj n’ Ramabuqë –
Me ngrënë bukë t’ çerepit – f’tyra ka me u skuqë !

Sa më ka marrë malli t’ shkoj në Novosellë –
N’ vendlindjen e t’ parëve lumturi me sjellë !
Sa më ka marrë malli të shkoj në Breznicë –
N’ vendlindjen e t’ parëve t’ këndoj me mezhnicë !

Sa më ka marrë malli t’ shkoj në Maltërnoc –
Të qoj djathë e tambël me shitë n’ Bujanoc !
Sa më ka marrë malli të shkoj n’ Bilinicë –
T’ ha përshesh me tambël në atë kalanicë !

HW

Sa më ka marrë malli të shkoj në Zarbicë –
Ta ndezi cigaren me unur e bricë !
Sa më ka marrë malli me shkua kah Qarri –
Atje n’ vatër t’ gjyshit , ku më ka ngrohë zjarri !

Sa më ka marrë malli të shkoj në Muhoc –
Në sofrën e babës , t’ ha përshesh me kos !
Sa më ka marrë malli të shkoj në Gjergjec –
Ku kanë qëndisë motrat , lule me gjergjef !

N’ fshatra të vendlindjes , sa ma shpesh të shkojmë –
Do t’ na shtohet ymri , ma shumë do t’i dojmë !
Sa ma shumë ta duam , ta nderojmë vendlindjen –
Aq ma shumë për jetën do ta forcojmë bindjen !
Thërrasin me mallëngjime , këto kodrina t’ ngrata –

Kthehuni n’ vatrat tuaja , mos na leni t’ thata !
Thërrasin me mallëngjime , lugina e shkrepa –
Kthehuni n’ vatrat tuaja , mos na leni t’ shkreta !
Thërrasin me mallëngjime arat edhe mali –
Kthehuni n’ vatrat tuaja , se na dogji malli !
Kthehuni n’ ballë t’ oxhaqeve, ngrohuni pranë zjarreve –
Se ju mallkon buka , varret e të parëve !

Gjilan , më 03.07.2016. Demir Krasniqi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.