Fundamenti

Malli për instrumentet muzikore

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Sa i dua këngët e bylbylit – Aq i dua tingëllimat e fyellit ! Sa i dua bukuritë e malit – Aq i dua tingujt e kavallit !

Sa i dua tingujt e dudukut –
Aq i dua ritmet e darabukut !
Sa i dua fshatrat e Kamenicës –
Aq i dua tingujt e mezhnicës !

Sa i dua trimëritë e Teutës –
Aq i dua tingujt e lahutës !
Sa e dua aromën e lules –
Aq i dua dhe jonet e surles !
Sa ia dua lulet tulipanit –
Aq i dua ritmet e tupanit !

Sa e dua ahengun e qejfit –
Aq e dua ritmiken e defit !
Sa i dua petullat e flisë –
Aq ia dua tingujt çiftelisë !

Sa ia dua titujt hierarkisë –
Aq i dua tingujt e sharkisë !
Sa e dua Kalanë e Prizrenit –
Aq i dua tingujt e karadyzenit !

Sa ia dua këngët kanarinës –
Aq ia dua jonet mandolinës !…
Sa ia dua bukuritë Prishtinës –
Aq ia dua tingujt violinës !

Sa e dua artin e muzikës –
Aq ia dua tingujt harmonikës !
Sa i dua bylbylat dhe hutin –
Aq i dua tingujt dhe flautin !

FIDANISHTJA

Sa i dua shqipen dhe sokolin –
Aq i dua tingujt dhe pikolin !
Sa e dua mjaltin e bletës –
Aq ia dua tingullin klarinetës !…

Sa e dua aromën e ftonit –
Aq ia dua tingujt saksofonit !
Sa i dua sytë e kosovares –
Aq i dua tingujt e kitarës !

Sa i dua t’ mirat e fshatares –
Aq i dua akordet bas kitarës !
Sa i dua plisat dhe kupolën –
Aq i dua tingujt dhe violën !

Sa ia dua bukuritë zabelit –
Aq ia dua tingujt violonçelit !
Sa i dua vlerat e kompasit –
Aq ia dua tingujt kontrabasit !

Sa e dua Diellin edhe Hënën –
Aq e dua muzikën dhe këngën !

Gjilan, më 05.08.2015. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.