Malli për Gjilanin
Gjilani një pjesë e degës sime, Pjesë e trungut të emrit tim,
Po e hapa arkivin kujtesës.
E shoh bukuroshen
Si dikur dhe si sot
Kodrës së Luleve
Po i hypa në shpinë
Malli më zdirgjet
Grykës së Karadakut
Saherë i laj sytë
Me ujt e Moravës
Më shprishet kujtimi i thinjur
Je emër i shpirti tim të vrarë
Me gurzi i ndarë
Për një urë bashkimi
Forca më mungon
E zemra më gufon
Hej… sa shumë mallnohem
Për Gjilanin e vjetër dhe të ri
Mallnohem edhe për ty dashuri
Bilall Maliqi


