Malishevën e Gjilanit e merr uji, banorët akuzojnë komunën

Gjilan – Me pak reshje të shiut, kështu vërshimet po i shkatërrojnë rrugët e fshatit Malishevë. Nga pakujdesia institucionale e Gjilanit dhe nga mosmirëmbajtja në pastrimin e shtratit të lumit, që mund të bëhet me shumë pak mjete financiare kjo gjendje krijohet sa herë qe bie pak shi në Gjilan ka thënë Riad Rashiti.
Reshjet e shiut kanë goditur disa lagje në Gjilan, por edhe disa fshatra. Më së keqi e ka pësuar Malisheva.
Riad Rashiti këshilltar komunal nga ky fshat thotë se pas reshjeve të sotshme Malisheva është shndërruar në një lum të madh. “Nga pakujdesia institucionale e Gjilanit dhe nga mosmirëmbajtja në pastrimin e shtratit të lumit, që mund të bëhet me shumë pak mjete financiare kjo gjendje krijohet sa herë qe bie pak shi në Gjilan” ka thënë Riad Rashiti.
Rashiti ka kërkuar urgjentisht të ndërmerren veprime nga komuna e Gjilanit, për të investuar sadopak në pastrimin dhe mirëmbajtjen e shtratit të këtij lumi por jo vetëm, sepse ka edhe lumenjë të tjerë që duhet pastruar së paku një herë.”Malisheva për këto dy vite nuk i shpenzoi asnjë euro buxhet komunës së Gjilanit, nga injorimi i kësaj qeverisje komunale. Së paku zgjidhjen e këtij problemi mundet dhe duhet ta bëjë. Sa për premtimet tjera që janë bërë për Malishevën, tanimë dihet që ishin vetëm mashtrime sikurse ndaj të gjithë qytetarëve të Gjilanit” tha Rashiti./rajonipress/