Mobi Casa

Malishevasit pak të interesuar për rikonstruimin kadastral të pronave

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Gani Neziri, drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, ka thënë se rindërtimi kadastral është një punë e madhe dhe e mirë që bëhet për qytetarët e këtyre tri zonave. Duke mos përjashtuar mundësinë që gjatë punës të ketë edhe gabime, ai i ka inkurajuar qytetarët që vërejtjet eventuale t`i paraqesin në kohën e duhur, që fillon sot dhe zgjat dy muaj. Ai ka thënë se gjithçka që është brenda ligjit do të rregullohet pa asnjë shpenzim të qytetarit përmes këtij projekti.

Pas Lladovës edhe në Malishevë hapet dëgjimi publik i organizuar nga Agjensioni Kadastral i Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Kadastrës në Gjilan, për rikonstruimin (rregullimin) e kadastrës, që është përzgjedhur në projektin e Bankës Botërore për rindërtimin kadastral, në kuadër të një projekti që udhëhiqet nga Agjencioni Kadastral i Kosovës dhe realizohet në terren nga kompania “Lorenci” e Shqipërisë.

Të enjten në Malishevë është hapur shikimi publik, ku është prezantuar pjesa grafike dhe tekstuale e gjendjes para dhe pas regjistrimit të pronave në terren, por ka munguar interesimi i qytetarëve për të marrë pjesë në këtë proces shumë të rëndësishëm për ta.

Gani Neziri, drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, ka thënë se rindërtimi kadastral është një punë e madhe dhe e mirë që bëhet për qytetarët e këtyre tri zonave. Duke mos përjashtuar mundësinë që gjatë punës të ketë edhe gabime, ai i ka inkurajuar qytetarët që vërejtjet eventuale t`i paraqesin në kohën e duhur, që fillon sot dhe zgjat dy muaj. Ai ka thënë se gjithçka që është brenda ligjit do të rregullohet pa asnjë shpenzim të qytetarit përmes këtij projekti.

Neziri i ka ftuar që të gjithë malishevasit që të shkojnë të paraqiten para komisionit për evidentimin, sqarimin dhe vërejtjet për pronat e tyre. Sot e kanë këtë mundësi, sepse pas përfundimit të projektit, për bartje të një prone të paktën do të shpenzojnë disa qindra euro, e me këtë projekt kjo bëhet falas.

Mobi Casa

Bashkim Shaqiri, kryetar i komisionit për rindërtim kadastral, ka thënë se qytetarët duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi që iu ofrohet për të definuar të drejtën pronësore. Ai tha se tani kemi ardhur kah fundi i projektit, ku po bëhet zyrtarizimi i transaksioneve, bartjes së pronave. Ndërsa Hasim Pacolli, anëtar i komisionit për çështje teknike, tha se vërejtjet e qytetarëve do t`i shqyrtohen nga komisioni përkatës dhe ato do të korrigjohen, në rastet kur janë të argumentuara.

Lorenc Zani, kryeshef i kompanisë gjeodete “Lorenci”, ka thënë se projekti për rindërtimin kadastral ka filluar në qershor 2012 dhe muaj pas muaji janë bërë matjet në këtë zonë. Kemi incizuar secilin prej pretendimeve të qytetarëve mbi të drejtën e pronësisë në këtë zonë dhe gjendjen e përgjithshme e kemi paraqitur në një hartë grafike, e cila do të bëhet përfundimtare pasi të përfundojë shikimi publik.

Duke kërkuar nga qytetarët që të ndjekin me vëmendje periudhën e shikimit publik, Zani ka premtuar se procesi do të jetë transparent. Korrigjimet do të bëhen në bazë të ankesave të qytetarëve, të cilat do të shqyrtohen dhe analizohen rast pas rasti nga komisioni përkatës. “Pas dy muajve, gjendja e regjistruar në terren, i dorëzohet Drejtorisë së Kadastrës në Gjilan”, ka thënë Zani.

Për dy muajt e ardhshëm qytetarët nga Malisheva kanë mundësinë që të dorëzojnë vërejtjet, plotësimet dhe sugjerimet për pronat e Malishevës. Është një mundësi e madhe për qytetarët që ta kryejnë një punë të madhe pa bërë asnjë shpenzim, sepse ky projekt financohet nga banka botërore.

Gjithashtu edhe qytetarët kanë dhënë vërejtjet si dhe rezervat e tyre sa i përket mundësisë së realizimit të të drejtës për bartjen e pronës, sepse për rastet kur qytetari sot ka pronën , por nuk e ka në emër të tij, e nëse pronari ka ndërruar jetë kjo është e vështirë të realizohet pa ecur procedurat gjykata./rajonipress/

Mund të ju interesoj: