Malisheva i organizon pritje të jashtëzakonshme Lutës, i ofrojnë mbështetje të plotë për realizimin e programit zhvillimor për Gjilanin

/ 1 minutë lexim

Malisheva i ka organizuar pritje të jashtëzakonshme kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, duke ia konfirmuar besimin e plotë për zgjedhjet e 14 nëntorit.

Gjatë adresimit para të pranishmëve, kryetari Haziri pasi ka shprehur falënderime, ka thënë se vizioni i tij për Gjilanin zhvillimor, është vizion për të gjithë, pa dallime.
“Jam jashtëzakonisht i nderuar prej gjithë juve që jeni prezentë, burra e gra e të rinj e të reja, në Malishevën e Abdullah Tahirit, para veprës së të cilit ne gjunjëzohemi. Fal votës tuaj me 17 tetor, keni treguar se Gjilani nuk ndërron. Vizioni ynë është për Gjilanin zhvillimor, është vizion për të gjithë, pa dallime. Me besim të madh në Zot, Familje e Shtet, Gjilani do të mbetet i gjilanasve. Faleminderit nga zemra për përkrahjen. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.

Mobi Casa

Në këtë takim, mbështetje publike ndaj Hazirit i ka ofruar edhe veprimtari i madh i çështjes kombëtare dhe ish- i burgosuri politik, Bejtulla Tahiri.
#Lutapertegjithe