Malisheva e Epërme mbetet pa rrugicat e asfaltuara, Mejdi Selmani ka një lutje për pushtetarët komunal

Gjilan – Mejdi Selmani aktivist nga Malisheva u ka bërë thirrje publike Lutfi Hazirit e Arbër Ismajlit që punët e filluara para një muajit të përfundojnë në Malishevë të Epërme.

Mejdi Selmani aktivist nga Malisheva në rrjetet sociale ka bërë një lutje dhe kërkesë në adresë të Lutfi Hazirit, Arbër Ismajlit, Izet Kurteshit, Naser Korçës që të përfundojnë punët e nisura para një muajit në Malishevë të Epërme.

Selmani kërkesën e ka bërë në emër të fshatit Malishevë e Epërme duke i përkujtuar pushtetarët se punët kanë filluar para një muaji, kurse makinat dhe punëtoria është tërhjekur.”Përfundoni këto mini – projekte, sepse i keni shtruar me zhavorr e tani janë bërë lloç” ka shtuar Mejdi Selmani./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).