Fidanishtja

Malisheva do të votojë në mënyrë masive për Qemajl Mustafën

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Riad Rashiti kandidat për këshilltar komunal tha se Malisheva i është mirënjohës Qemajl Mustafës dhe Hashim Thaçit për të gjitha investimet e ndodhura këto gjashtë vitet e fundit. Qemajl Mustafa tha se kësaj radhe do të fitojmë bindshëm sepse edhe simpatizantët e partive tjera po e përkrahin PDK. Thaçi ka kërkuar nga malishevasit që ta votojnë liderin e tyre dhe njeriun që vetëm të mira i ka sjellur Gjilanit dhe fshatrave të saj.

Kryeministri dhe lideri i PDK-së Hashim Thaçi këtë të shtunë i shoqëruar edhe nga Hajredin Kuqi ka zgjedhur vendlindjen e Qemajl Mustafës për të bashkëbiseduar me të gjithë qytetarët e këtij fshati, raporton rajonipress.

Hashim Thaçi ka kërkuar nga banorët e Malishevës që ta votojnë Qemajl Mustafën dhe njeriun e tyre të duhur, menaxherin e mirë, njeriun e përkushtuar .”Çdo projekt i Qemajl Mustafës do të përkrahet sepse ai është edhe projekt i imi. Fuqizimi me votë i Qemajl Mustafës do të thotë fuqizim për një vizion evropian për Gjilanin”

Thaçi tha se për këto 14 vite PDK-ja kudo në Kosovë ka qeverisur mirë dhe drejtë.”Na keni besuar për këto 14 vite, tani është radha që edhe njëherë ta rikonfirmoni këtë besim tuajin” tha Thaçi.

Kurse Qemajl Mustafa tha se kësaj radhe Malisheva do të fitojë në mënyrë absolute sepse kemi përkrahje edhe nga partitë e tjera të cilat po e mbështesin projektin tonë.”Malisheva do të votojë në mënyrë absolute për PDK sepse ata kanë edhe një arsye të madhe për të votuar meqë kanë ende inercionin për shkak të punës së keqe që kanë bërë të tjerët”.

Uji Dea

Mustafa tha se në Malishevë kanë ndodhur investime të mëdha e të fuqishme, si në infrastrukturë, ujësjellës, kanalizime, ndriçim publik e trotuare.”E kemi rregulluar mirë jetën e fshatarit i cili nuk ka arsye që të braktisë fshatin. Edhe tani për projektin tonë katër vjeçar do ta ndërtojmë Gjilanin dhe do t`ia ndryshojmë figurën qytetit dhe fshatrave”.

Mustafa shprehu sigurinë se do të jenë fitues të mëdhenj më 3 nëntor.”Kandidatin e dytë do ta lëmë larg me vota sepse me PDK dhe projektin e saj do të fitojnë të gjithë në Gjilan” tha Mustafa.

Kurse Riad Rashiti kandidat për këshilltar komunal tha se Malisheva do t`i jetë mirënjohëse Qemajl Mustafës dhe Hashim Thaqit për këto investime përmbajtësore.

Edhe Ilir Tahiri kandidat për këshilltar komunal tha se Malisheva do ta nderojë e falënderoj Qemajl Mustafën e PDK me dhënin e votës në mënyrë masive më 3 nëntor”./rajonipress/