GRANDEMALL

Maliqi: Viti 2015 – viti më i vështirë financiar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Zijadin Maliqi (LDK) thotë për rajonipress se vitin 2015 e sheh si vitin më të vështirë financiar. Sipas tij rritja e buxhetit për vitin 2015 në krahasim me buxhetin e vitit 2014 për 1713 926 euro kurse në anën tjetër rritja e pagave për 2015 për 2514 700 euro në krahasim me pagat për 2014 (rritja 25% e pagave), ka ndikuar në zvogëlimin e kategorive tjera të shpenzimeve.

Zijadin Maliqi është njohës i mirë i çështjeve financiare dhe ekspert me përvojë rreth planifikimit buxhetor. Megjithatë, Maliqi është shumë pesimist sa i përket vitit 2015 në fushën financiare, raporton rajonipress.

Sipas tij buxheti i planifikuar për vitin 2015 kap shumën prej 21 839 768 Euro apo 8.5% më i lartë se buxheti i vitit 2014 edhe atë 17 979 815 euro nga granti qeveritar dhe 3 859 953 euro të hyra vetanake.

Kur nga ky buxhet i planifikuar zbresim kategorinë e pagave prej 14 150 000 euro, atëherë për të gjitha kategoritë tjera të shpenzimeve (Mallra dhe Shërbime; Shpenzime komunale; Subvencione dhe Shpenzime kapitale) mbesin 7 689 768 euro.

FIDANISHTJA

Rritja e buxhetit për vitin 2015 në krahasim me buxhetin e vitit 2014 për 1713 926 euro kurse në anën tjetër rritja e pagave për 2015 për 2 514 700 euro në krahasim me pagat për 2014 (rritja 25% e pagave), ka ndikuar në zvogëlimin e kategorive tjera të shpenzimeve.

Kështu sipas tij te kategoria mallra dhe shërbime kemi zvogëlim për 640 000 euro; shpenzime komunale për 65 000 euro si dhe te shpenzimet kapitale për 210 000 euro. “Duke marr parasysh zvogëlimin e këtyre kategorive të shpenzimeve e në anën tjetër rritjen e nevojave nga viti në vit për këto kategori të shpenzimeve (rritja e hapësirave shkollore, zgjerimi i rrjetit të ndriçimit publik dhe nevojat tjera) si dhe bartja e një pjese të obligimeve nga viti 2013 në vitin 2015 sepse është e pa mundur që të gjitha obligimet e vitit 2013 të kryhen në këtë vit, unë e shoh vitin 2015 si vit më të vështir financiar” tha Maliqi.

Maliqi tha se duke i parë të gjitha këto vështirësi, Drejtoria për Buxhet dhe Financa ka bërë kërkesën për një shumë shtesë, por kjo nuk u realizua nga Ministria e financave tha Maliqi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.