Fundamenti

Maliqi thotë se Kosova duhet të ruajë partneritetin strategjik me ndërkombëtarët

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Analisti Shkelzen Maliqi, vlerëson se lidershipi i Kosovës në vitet e fundit nuk është treguar i dëgjueshëm ndaj faktorit ndërkombëtar, në këtë rast ndaj miqve tanë.

“Ka pasur raste kur nuk është dëgjuar zëri i miqve nga liderët kosovarë. P.sh rasti i zëvendës presidentit të ShBA’së, kur ai kërkonte që të miratohej demarkacioni”, tha Maliqi në ‘Debat’ të RTK’së.

Uji Dea

Sipas tij sot raportet e Kosovës dhe ShBA’së lidhen në këtë kohë me disa liderë dhe jo me Kosovën.

“Ne kemi qenë me fat që i kemi këta partnerë. ShBA’të i kemi partnerë strategjik dhe duhet t’i dëgjojmë ata. Ne jemi të pavarur, por procesi i pavarësimit të Kosovës ende nuk është kryer dhe mund të zgjasë edhe shumë kohë”, theksoi Maliqi.