Hidromorava

Maliqi: Shqiptarët e Luginës duhet të protestojnë më 1 shtator

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Njohësi i arsimit në Luginën e Preshevës, Bilall Maliqi ka thënë se nxënësit dhe mësimdhënësit e Luginës, duhet ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të protestuar më 1 shtator, në mënyrë që siç ka thënë ai, edhe Bashkësia Ndërkombëtare ta shoh që shqiptarëve të Luginës së Preshevës po iu privohet e drejta elementare.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Maliqi ka shkruar se përderisa në Kosovë nxënësit dhe mësimdhënësit serbë mësojnë në gjuhën serbe e me planprogram të Serbisë pa u penguar nga askush, nxënësit e mësimdhënësit shqiptar të Luginës së Preshevës nuk kanë as libra të mirëfillta për të mësuar në gjuhën e tyre amtare, transmeton “Zeri.info”.

Postimi i plotë i Maliqit:

A duhet të fillojë mësimi në Luginën e Preshevës me 1 shtator, apo duhet protestuar ?!

Dihet mirëfilli se nxënësit shqiptar edhe këtë vit do ta fillojnë mësimin me tekste të munguara, të përkthyera e të papërshtatura si duhet, dhe me planprogram të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë.

United Hospital

Kjo në masë të madhe e ulë nivelin e mësimxënies për nxënësit, të tanë, të cilët prapë do të ngelen pa tekste nga Kosova, ku ato kohë më parë e gjetën “banimin” e përkohshëm në Terminalin e Preshevës, duke paguar edhe “qëra” për sa kohë kanë qëndruar.

Në Kosovë nxënësit serbë, mësojnë me libra nga Beogradi dhe me planprogram të Serbisë dhe ate pa i penguar kush, ndërsa tek ne nuk lejohen librat burimor shqip nga Kosova apo edhe nga Shqipëria.

Nxënësit tanë dhe mësimdhënësit, duhet ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të protestuar për ta sensibilizuar këtë çështje, e cila është peng shumë kohë, e që Bashkësia Ndërkombëtare t’i ketë parasysh këto shkelje të të drejtave lidhur me arsimin dhe me sigurimin e teksteve që prekin në tabanin tonë kombëtar, të jenë nga Kosova apo Shqipëria.

Këtë status timin po e përmbylli me një fjalë të urtë popullore:

“Ka nënë që pa qarë fëmia nuk i jep gji”…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.