Eko Higjiena

Maliqi: Qysh kur Kurti dhe Osmani erdhën në pushtet, marrëdhëniet me Amerikën nuk janë të mira

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Publicisti i njohur, Shkëlzen Maliqi, ka folur në lidhje me vizitën e presidentes në SHBA .

Maliqi në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” tha se është skandal ajo çfarë po ndodh me diplomacinë e Kosovës.

“Nuk besoj se do të ketë përmirësimë të mëdha, po mundohet Presidentja disi me mbajtë kontaktet me Amerikën. Nuk e di se sa ditë do të qëndrojë atje apo kë do të takoj por është nivel i ulët, është skandal çka po ndodh me diplomacinë tonë në përgjithësi”-tha ai.

Sipas Maliqit, që nga koha kur Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë ardh në pushtet, marëdhëniet me Amerikën nuk janë të mira.

HW

“Me amerikanët kështu verbalisht thojnë janë miqtë tanë e partner strategjikë. Që 10 vjet, prej kur në pushtet vjen Albin Kurti dhe Vjosa Osmani na kanë ra marrëdhëniet gati totalisht. Është skandal kjo.”- shtoi ai.

Gjithashtu, ai komentoi edhe deklaratën e fundit të Donald Trump, se ka ndalur një luftë të mundshme Kosovë-Serbi.

“Në një aspekt është okej ai po don me kriju një imazh të vet që ai është ai që po lufton për paqe në botë por nuk mund me qenë efektive nëse edhe ne sjemi operativ në cdo administratë Amerikane a është Trump a është Biden-I kushdo që është sepse ndihma e Amerikës ndaj Kosovës ka qenë gjithmonë ka qenë mbipartizane.Nuk varet shumë kush është në pushtet, urgjentisht duhet me i përmirësu raportet me Amerikën”- përfundoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.