Uji Dea

Maliqi: Qeveria e Kosovës sërish anashkalon Gjilanin

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Zijadin Maliqi nënkryetar i LDK-së e ka kritikuar projektbuxhetin e vitit 2013 në nivel qendror i cili edhe kësaj radhe e ka anashkaluar me investime Gjilanin duke lënë në gjysmë shumë projekte ose duke mos planifikuar fare investime në shumë sfera.

Dega e LDK-së në Gjilan të shtunën ka dhënë vërejtje serioze rreth projektbuxhetit të vitit 2013 në nivel qendror. Zijadin Maliqi nënkryetar i LDK-së dhe këshilltar komunal tha se as për vitin 2013 nuk ka investime të planifikuara nga ky buxhet për qytetin e Gjilanit. Maliqi tha se me këtë buxhet Gjilani sërish po anashkalohet dhe shumë projekte të planifikuara do të mbesin në gjysmë, meqë nuk janë planifikuar fare investime në shumë sektor.

Maliqi duke folur për ministritë veç e veç tha se më ketë projektbuxhet Gjilani prapë nuk është trajtuar si duhet nga ana e Qeverisë së Kosovë. Sipas Maliqit, Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor ka ndarë vetëm 300 mijë uro për lumin “Mirusha” edhe pse ky projekt është shumë i madh dhe këto mjete janë të pakta.

Ministria e Arsimit sipas Maliqit ka ndarë vetëm 750 mijë euro për ndërtimin e një shkolle të mesme dhe investim tjetër nuk ka. Kurse Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka paraparë një buxhet të dobishëm për Gjilanin ku parashihet ndërtimi i rezervuarit të ujit në Popovicë, ku janë ndarë rreth 800 mijë euro.

UBT

Maliqi tha se ministritë tjera duke përfshirë atë të Bujqësisë nuk kanë ndarë asnjë cent për nevojat e bujqve të Gjilanit sikurse edhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe ajo e Shëndetësisë.

Maliqi vërejtjet më të mëdha i ka dhënë tek Ministria e Infrastrukturës e cila për Gjilanin ka ndarë vetëm 150 mijë euro dhe asnjë cent tjetër nuk e ka planifikuar, madje as për vitin 2014 e 2015.

Maliqi për këtë buxhet të pakët për Gjilanin ka fajësuar organet komunale të cilat sipas tij nuk kanë bërë presion sa duhet, por ka bërë përgjegjës edhe deputetët e Anamoravës. “U bëjë thirrje deputetëve të Anamoravës që të angazhohen dhe të bëjnë presion sidomos në Ministrinë e Infrastrukturës e cila ka një shumë prej 5 milion eurove të papërcaktuar në mënyrë që një pjesë të tyre të dedikohet për nevojat e infrastrukturës së Gjilanit” tha Maliqi./rajonipress/