United Hospital

Maliqi propozon qeveri teknike, dhe të shkohet në zgjedhje

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Analisti Shkelzen Maliqi ka propozuar qeveri teknike për Kosovën.

Ai thotë se brenda një kohe të shkurtër do të ishte mirë t’i përgatisin zgjedhjet, duke u fokusuar në përmbushjen e obligimeve që nuk mund të presin.

“Por e mira mund të bëhet vetëm nëse atyre nuk u jepet më mundësia që të vendosin për hapat e daljes nga kriza. Kjo do të jetë mjaft vështirë e realizueshme, por jo e pamundur”, ka shkruar Maliqi.

Sipas tij, “me budallaki e arrogancë”, udhëheqësit e sollën vendin në këtë gjendje.

Ja shkrimi i plotë në Facebook:

ARKATANA

Ndoshta është mirë që me budallaki dhe arogancë në veprime dhe mosveprime, e sollën veten dhe vendin në këtë derexhe që nuk mund të zghidhet më me improvizime dhe kombinime interesash të ngushta liderësh dhe liderucësh pa vizione dhe shkathtësi politike.

Por e mira mund të bëhet vetëm nëse atyre nuk u jepet më mundësia që të vendosin për hapat e daljes nga kriza.

Kjo do të jetë mjaft vështirë e realizueshme, por jo e pamundur. Instrumenti mund të jetë Qeveria teknike e udhëhequr (disa poste kyçe) nga ekspertë të pavarur nga politika dhe nga ekspertët që propozojnë partitë.

Mandati i QP do të ishte që brenda një periudhe optimale, sa më të shkurtë, të përagatisin zgjedhjet, duke u fokusuar edhe në përmbushjen e obligimeve shtetërore që nuk mund të presin (dialogu me Serbinë, liberalizimi i vizave etj.).

Formula më pragmatiste do të ishte kohabiticioni ku asnjë nga udhëheqësit të subjeketve politike nuk do të lejohet të ketë poste ekzekutive, por mund të udhëheqin partitë dhe fushtat parazgjedhore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.