Uji Dea

Maliqi për takimin e Kurtit-Vuçiq: As këndej as andej, me dy karriget e Vuçiqit dhe tri karriget e Kurtit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen sot në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, me ftesë të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, i mbështetur nga i dërguari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Takimi pritet të nisë në orën 18:00 dhe thuhet se do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Opinionisiti Shkelzen Maliqi në një prononcim për IndeksOnline ka thënë që nga ky takim është “As këndej as andej, me dy karriget e Vuçiqit dhe tri karriget e Kurtit”

Maliqi është shprehur se pret që të aprovojnë deklaratën për Personat e Zhdukur dhe asociacioni të hy në procedurë.

Sipas tij nesë kjo nuk ndodh atëherë është dështim i procesit.

“Dokumenti është gati, janë pajtuar por vetëm disa formulime ato e të aprovojnë dhe ndoshta asociacioni hynë në procedurë, unë pres që kjo të ndodhë, nëse nuk ndodh kjo atëherë dështim komplet i procesit”, ka thënë Maliqi për IndeksOnline.

Mobi Casa

Opinionisti Maliqi gjithashtu tha se nëse nuk adresohet situata në veri, nuk duhet të zgjas më shumë takimi.

“Edhe nëse nuk adresohet situata atje në veri më i kthy institucionet ose serbët më vendos më u kthy nuk e di se çfarë do të mund të zgjasë kjo”, tha ai.

Ai pret që të merren masa ndëshkuese ndaj dy vendeve nëse dështon i gjithë procesi.

“Mendoj që nuk e lejojnë Amerika dhe Evropa si dhe Bashkimi Evropian që të dështojë krejt, duhet të marrin edhe masa ndëshkuese nëse vazhdojnë më këto opsurksione, besoj që diçka del nga kjo, është vetëm besim.

Shprehem sigurt se Këta janë dy protagonistët qasi që sot flasin kështu nesër flasin ashtu dhe n ‘varemi prej mjeshtërisë së këtyre ndërmjetësuesve ta qojnë procesin përpara”, vijojë Maliqi.

Kujtojmë së palët pritet të miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur si pikë të parë të rendit të ditës, e cila do të pasohet nga prezantimi/një diskutim mbi draft-statutin e parë të Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe në Kosovë./IndeksOnline/